Categories Lajme

12 vjet nga ‘Tragjedia e Himarës’, babai i studentes rrëfen tmerrin dhe kërkon rihapjen e çështjes

12 vjet më parë autobusi me 45 studentë nga universiteti Aleksandër Xhuvani në Elbasan u nis për një ekspeditë mësimore dhe ra në humnerë në Qafën e Vishës në Himarë. Për pasojë 13 studentë humbën jetën dhe 22 prej tyre u plagosën. A2 CNN ishte sot në shtëpinë e njërës prej viktimave në Krujë. Prindërit e Dorina Stafës rrëfyen për mikrofonin tonë, si u përballën me tragjedinë dhe çfarë kërkojnë sot pas 12 viteve.

Hasan Stafa sjell në vëmendje që si prind nuk ishte dakord për atë ekspeditë mësimore për shkak të kostos dhe ngre akuza ndaj shefit të departamentit të Letërsisë së universitetit.

“Ne kishim refuzuar se një ekspeditë mësimore për 2 kredite pasi ka përfunduar universiteti ishte e panevojshme. Fëmijët na treguan dhe na kërkuan një shumë të madhe parash për ne për të përballuar këtë ekspeditë. Ishte 160 mijë lekë që për ne nuk ishin pak, se ishin sekserët; shefi i departamentit apo pedagogë kishin vite që e bënin. Ishin lidhur me njerëz me biznese të pista. Shumicën e parave e merrte shefi i Departamentit të Gjuhë Letërsisë. Ai bënte kontratë dhe nuk dihej sa ishin shpenzimet për fjetje, për ushqim e transport. Kjo babëzi bëri që fatkeqësisht u kthye në një ditë të zezë”.

Një tjetër detaj rrëqethës nga ngjarja e rëndë që babai i Dorës kujton është shkëmbimi i kufomave, të cilat u zbuluan vetëm 2 orë para varrimit.

“Kishte kaos informacioni nuk identifikoheshin kufomat. Na kanë sjellë kufomën e një vajze nga Elbasani që ishte shumë e ngjashme. Ne kemi qarë vajzën e familjes Xhoi dhe ato në Elbasan kanë qarë vajzën tonë. Dy orë para varrimit u identifikua, pasi vajza jonë kishte një nishan që mungonte dhe atëherë lindi dyshimi që nuk ishte vajza jonë. U desh ndërhyrja e ministrit të Brendshëm me eskortë policie, u ndërruan kufomat në kohë rekord. Ka qenë në ditë tragjikë dhe shumë e vështirë që edhe sot e ndjejmë atë dhimbje”.

Por ajo që kërkon ende pas 12 vitesh, babai i studentes së ndjerë është drejtësia, është riekspertim i çështjes, pasi sipas tij ka shumë mangësi.

“Një milion lekë dëmshpërblim është tallje. Ne kemi bërë gjyqe, kemi denoncuar hap pas hapi organet. Ish-kryeprokurori Llalla është shkaktar kryesor i moszbardhjes së asaj ngjarjeje. Ne kemi kërkuar riekspertim të çështjes me ekspertë të pavarur. Kam bërë debat me prokuroren e Vlorës Vojsava Sheshin. I kam çuar shkresë zyrtare. Ka disa mangësi; fillon me mbledhjen e lekëve në mënyrë abuzive nga pedagogët. Kontrolli teknik i mjetit nuk vërtetohet nëse ka qenë i rregullt. Shoferi pas 48 orësh në timon është çuar detyrimisht me zor për të çuar studentët në ekspeditë dhe pjesa tjetër që nuk u hap kurrë  çështja. Kam punuar me zotin Dumani por kërkoj rihapjen e çështjes e marr përsipër vetë ekspertizën ndërkombëtare. Të shohim si do të ecë. Humbja e fëmijës, tallja më dëmshpërblimin dhe mosvënia e drejtësisë në vend”.

Ai tha se mban kontakte edhe me 12 familjet e tjera të viktimave dhe theksoi se ato janë lënë në harresë nga shteti.

A2News /a.r

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME