Categories Lajme

123 raste të reja me covid në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë informoi sot se janë kryer 857 testime për COVID-19 në 24 orët e fundit dhe 123 persona kanë rezultuar pozitivë. Fatkeqësisht pesë pacientë nuk ia kanë dalë të fitojnë betejën. Mirela Cami, Drejtore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor tha se 150 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm në 24 orët e fundit, duke e çuar në 5882 që nga fillimi i epidemisë. Kanë vijuar testimet për personat e dyshuar të prekur me Covid19 dhe vazhdon puna intensive e epidemiologëve në terren për gjurmimin aktiv të rasteve. Nga 857 testime të kryera, janë identifikuar 123 qytetarë të prekur nga virusi SARS COV2.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 40 raste në Tiranë, nga 11 raste Durrës, Korçë, nga 8 raste Shkodër, Kavajë, 7 në Fier, nga 6 raste Elbasan, Has, 5 në Berat, nga 4 raste Pogradec, Sarandë, 3 në Kukës, nga 2 raste Lezhë, Malësi e Madhe, nga 1 rast në Krujë, Lushnje, Vlorë, Bulqizë, Shijak, Skrapar.
Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 190 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 18 në terapi intensive nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.
Gjithashtu në dy spitalet COVID janë duke marrë shërbim të specializuar 20 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht, në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen; një 56 vjeçar nga Cerriku një 80 vjeçar nga Kurbini, një 82 vjeçar nga Elbasani dhe 2 qytetare nga Tirana : një 68 vjeçare dhe një 77- vjeçare.
I shprehim ngushëllimet familjarëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet gjithë qytetarëve dhe bizneseve të jenë të kujdesshëm në zbatimin e rregullave të higjienës, distancimit dhe vendosjes së maskës.

Maskat janë një domosdoshmëri për t’u mbajtur kudo ku ambienti është i mbyllur, në spitale, qendra shëndetësore, dyqane, supermarkete, parukeri, taksi, ambiente pune, zyra shërbimesh.
Kujtojmë edhe një herë se çdo rast i identifikuar pozitiv, duhet të vetëizolohet dhe se shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve.
Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid19.
Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes apo për çdo informacion tjetër rreth Covid19

COVID-19 – Statistika (4 Shtator 2020) Testime totale 66197 Raste pozitive 9967 Raste të shëruara 5882 Raste Aktive 3779 Humbje jete 306 (Qarku Tiranë 145, Durrës 41, Shkodër 36, Elbasan 19 , Fier 15, Korçë 12, Lezhë 12, Kukës 8, Vlorë 6, Dibër 6, Gjirokastër 4, Berat 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2066 Durrës 452 Shkodër 293 Lezhë 196 Korçë 135 Kukës 129 Elbasan 127 Vlorë 121 Fier 114 Berat73 Dibër 39 Gjirokastër 34

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Grabitje me armë në një argjendari në Kamëz

Një argjendari në zonën e Kamzës është bërë objekt i një grabitjeje me armë këtë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shira dhe erë e fortë në Elbasan, izolohen 9 fshatra pas shembjes së urës

Reshjet e shiut kanë përfshirë rreth mesditës qarkun e Elbasanit, kryesisht me intensitet të ulët,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnje-Berat/ Makina përfundon në kanal, asnjë person në vendngjarje

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Lushnjë-Berat, pranë fshatit Kashtbardhë. Një makinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRAT/ Kush janë drejtuesit e Policisë së Sarandës që u arrestuan nga operacioni “AMP”

Shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë, Gëzim Bashllari, është arrestuar këtë të premte në kuadër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga Bangkoku drejt Italisë me valixhen e mbushur me drogë, shqiptari arrestohet në “Malpensa”

Shqiptari zbarkoi në aeroportin e “Malpensës” në Milano, ndërsa zbriti nga avioni i linjës së…

LEXO ME SHUME