Categories Lajme

13 vjet pritje për një telefonatë, Kozmai: I dhashë dorën për herë të fundit

Vështirësitë e Kozmait dhe familjes së tij nuk mbaruan me përballjet e tij me emigracionin. Gjatë rubrikës “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E diela shqiptare” në Tv Klan, Kozmai tregon se njëri prej vëllezërve ndërroi jetë, më pas nëna e tij, pasuar nga gjyshi. Motra e tij e vogël u sëmur rëndë, sa lindi nevoja për transplant veshke.

Ky i fundit u realizua me shumë mundim ndërsa dhuruese u bë motra tjetër, Enkelejda. Por pak muaj pas operacionit, organizmi i motrës së vogël nuk po përshtatej me organin e ri dhe jeta e saj po shuhej. Ndërkohë, mes gjithë vuajtjeve, Kozmai tregon se një telefonatë nga bashkëshorti i Enkelejdës e bëri të ndihej keq.

Kozma Shorja: Një telefonatë që nuk më pëlqeu, marr në telefon Enkelejdën dhe i thashë që “nëse ai nuk kërkon falje, te shtëpia ime është një mur që nuk mund të vini”.

Ardit Gjebrea: Dhe kështu muri nuk po kapërcehej dot.

Kozma Shorja: Për 13 vite.

Ardit Gjebrea: Megjithatë, pas operacionit…

Kozma Shorja: Po, motra ime e vogël i thotë: “Thuaji Nait”, se unë e kam emrin Kozma, por më thonë Nai shkurt, “që t’ia japë dorën Ledës, ta takojë për hatrin tim”. Ajo e dinte që ne nuk flisnim 5-6 muaj përpara se të bëhej operimi. Në atë kohë, hyj në dhomë dhe ia jap dorën të dyjave.

Ardit Gjebrea: Pra, të paktën motra e pa që ti ia dhe dorën Enkelejdës. Por ti i dhe dorën dhe më pas asnjë komunikim.

Kozma Shorja: Asnjë komunikim.

Ardit Gjebrea: Cili ka qenë qëndrimi që ka mbajtur bashkëshortja jote në gjithë këtë histori?

Kozma Shorja: Më thoshte që “foli Enkelejdës sepse është gjaku yt dhe motra e vogël që ka ikur nga kjo jetë të gëzohet aty ku të jetë, ndaj merr guximin e foli ti”. Ndërkohë unë isha me mendimin që jo.

“Kam pritur vetëm telefonatën e faljes”, përmbyll Kozmai. Në 13 vite, ai rrëfen se ka pritur një telefonatë që do të thyente murin e ngritur mes motrës e vëllait e që do t’i kthente në krahët e njëri-tjetrit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjermani, ja kush janë dy motrat shqiptare nga Kosova që humbën jetën në aksident

Dy motra nga Kosova kanë humbur jetën në një aksident në Gjermani. Viktimat janë identifikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Panaja të Vlorës! 36-vjeçari i vë flakën një mjeti dhe qëllon me armë në ajër, shoqërohet në polici

Një incident është regjistruar në fshatin Panaja, në Vlorë, ku një 36-vjeçar dyshohet se i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në rrugën Çermë-Divjakë, 71-vjeçarja humb jetën në vend .! Arrestohet 24-vjeçari

Një tjetër aksident me vdekje këtë mëngjes të hëne në rrugët e Lushnjes. Një 71-vjeçare ka humbur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbetën të bllokuar në det, Policia Kufitare shpëton 3 persona në Velipojë

Në zonën e Velipojë, tre shtetas kanë mbetur të bllokuar në det pasi mjeti i tyre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME