Një djalë 19 vjeçar ka vdekur sot pasi është therur me thikë në një lagje të Prizrenit. Këtë e ka bërë të ditur Policia e këtij qyteti. “Viktima ka ndërruar jetë në spital rreth pas orës 16. Ka pasur një përleshje mes tre personave ku është përdorur edhe thika”, ka thënë Shaban Osmanollaj . Policia ka arrestuar të dyshuarit ndërsa po vazhdon intervistomi i tyre por nuk ka i bërë të ditur emrin e viktimës si dhe të personave të arrestuar.
Categories
Lajme
