Categories Sport

Festival golash nga City dhe M. United, “prenotojnë” kualifikimin në Kupën e Anglisë

Mançester Siti ka arritur të çmontojë Fulhemin me rezultatin 4-0 në ndeshjen e vlefshme për fazën e 1/16 të Kupës së Anglisë. Djemve të Guardiolës ia ka bërë edhe më të lehtë fitoren kartoni i kuq i Ream që në minutën e 6, duke shkaktuar një penallti të shndërruar në gol nga Gyndogan. Për ta mbyllur mendoi Zhezus, me brazilianin që dërgoi topin në rrjetë dy herë në minutat 72 dhe 75. Edhe Junajtid ka arritur të korrë një fitore të thellë 6-0 kundër Tranmere, ekip që luan në divizionet e ulëta të futbollit anglez. Duket se në këtë ndeshje djemtë e Solsjkaer kanë shfryrë gjithë mllefin e grumbulluar gjatë gjithë kësaj periudhe negative, që po kalon skuadra. Tre gola të shënuar nga mbrojtja me Meguajer, Xhons dhe Dalot. Për golat e tjerë menduan Lingard, Martial dhe Grenud me penallti. Kjo fitore është e para për Junajtid, pas dy humbjeve në Premier Ligë ndaj Liverpulit dhe Bërnlej.

Kupa e Anglisë

Mançester Siti-Fulhem 4-0

Golat: Gyndogan(p) ‘8, B.Silva ’19, Zhezus ’72, ‘75

Tranmere-Mançester Junajtid 0-6

Golat: Meguajer ’10, Dalot ’13, Lingard ’16, Xhons ’41, Martial ’45, Grinud ‘56

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME