Categories Sport

Strakosha kalon nga gafa te mrekullitë, derbi i Romës mbyllet në barazim

Derbi i Romës është mbyllur me një barazim 1-1 që i jep fund edhe serisë së fitoreve radhazi të Lacios në kampionat duke ndalur përkohësisht marshimin e saj kërcënues drejt Juventusit e Interit. Ka qenë një ndeshje e vendosur nga dy episode të çuditshme që kanë parë si Strakoshën, ashtu edhe homologun e tij Lopez të bëjë gabime duke i dhënë mundësinë kundërshtarëve të shënojnë. Fillimisht ishte Strakosha ai i cili me një dalje të gabuar në minutën e 26 të sfidës i dha mundësinë Xhekos që të shënonte golin e avantazhit. Por pak minuta më vonë, Lopez bëri një gafë edhe më të madhe duke mos larguar e kontrolluar sferën, me Açerbin i cili u tregua i shkathët të shtynte topin në rrjetë.

Barazimi 1-1 mbijetoi deri në fund të sfidës, por Strakosha në pjesën e dytë shleu gabimet me pritje vendimtare për t’u mohuar verdhekuqve festën e golit. Barazimi mban Lacion në vendin e tretë me 46 pikë, ndërsa Roma e ndjek me 39, duke ndjerë tashmë nga pas edhe presionin e Atalantës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME