Categories Lajme

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pasi iu drejtua në Facebook studentëve që protestojnë, zgjodhi rrjetin Twitter për komunikimin e radhës me ta.

“Negociata? Kush po kërkon negociata se unë kërkoj dialog, jo negociata. Frikën nga dialogu e kam parë tek politikanët që sot presin t’i nxjerrin gështenjat nga zjarri duke mos treguar duart. Mos vallë kush po i pengon studentët me megafon kundër dialogut bën telefonin e prishur”, shkroi Rama në rrjetin social.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i studentëve ndaj ftesës së Ramës, duke thënë se prej kohësh kanë duruar arrogancën e tij dhe se tashmë ka ardhur momenti që të tregohen ata arrogantë.

“Seriozisht e ka ai? Gjithë arrogancat që kemi duruar nga ai, tani do të jemi ne arrogantë ndaj tij. Merri kërkesat me vete, nuk ka negociata dhe as nuk do të ketë. What The Fuck”, tha një nga studentët.

Disa minuta më vonë, Rama në një tjetër postim në Instagram, ka publikuar njoftimin ndërsa ka lejuar opsionin e komenteve duke bërë thirrje që të gjithë të shkruajnë pyetjet e tyre për dialogun e studentëve, raporton Top Channel.

Kujtojmë se “What The Fuck” kishte qenë fjalia që e ka përdorur kryeministri shqiptar në takimin e përbashkët me Qeverinë e Kosovës, kur kishte folur për padrejtësinë që Evropa po tregon në raport me qytetarët e Kosovës, duke mos liberalizuar vizat.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME