Një 18-vjeçar është arrestuar nga efektivët e Policisë Rrugore tek Ura e Beshirit në orët e mbrëmjes. Arrestimi pasi i riu nuk kishte leje drejtimi ndërsa në makinë kishte edhe 3 refugjatë ilegalë nga Siria. Mjeti tip Golf ku udhëtonin personat u ndalua pas veprimeve të çuditshme nga shoferi pa patentë i cili u tremb nga efektivët e policisë rrugore. Djali frenoi gozhdë kur pa që kishte efektivë të qarkullimit rrugor përpara. Pas prangosjes së tij nga efektivët rrugor u kërkua ndihma e patrullave të rendit të Komisariatit nr. 6 me të cilat ishim edhe ne ndërsa ju sjellim pamjet reale dhe ekskluzive nga momentet e ndalimit të të riut tek Ura e Beshirit dhe shoqërimin në komisariat për mungesë të patentës dhe dyshime për trafikim të shtetasve të huaj.
Categories
Lajme
Udhëtonte pa patentë, procedohet 18-vjeçari
