Categories Lajme

14 studentë shqiptarë i bashkohen ‘Erasmus +’, Soreca mesazh të rinjve: Pa edukim, s’ka progres

14 studentë shqiptarë janë përcjellur ditën e sotme për në universitet europiane si pjesë e programit “Erasmus +”.  Të pranishëm në këtë aktivitet ishin Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) Znj. Besa Shahini, Shefi i Delegacionit të Bashkimit Europian (BE) në Shqipëri Z. Luigi Soreca, studentë, si dhe përfaqësues nga ambasadat e ndryshme në vend dhe Zyra Kombëtare e “Erasmus +”.

Nga ana e tij Soreca ka dhënë një mesazh të vlefshëm për rininë shqiptare duke thënë se pa arsim nuk ka të ardhme. Ambasadori nënvijëzoi se këta të rinj meritojnë të gëzojnë të njëjtat të drejta si miqtë e tyre në BE.

“BE ka dyfishuar buxhetin nga 15 në 30 milion euro në kuadër të programit Erasmus. Edukimi i rinisë është e ardhmja, në thelb të së ardhmes qëndron arsimi. Pa edukim të mirë shoqëritë tona nuk mund të kenë progres. Njerëzit e rinj të Shqipërisë e meritojnë të gëzojnë të njëjtat të drejta si miqtë e tyre në BE. Mos harroni që ju do të jeni ambasadorët e kulturës së Shqipërisë në BE”– tha ai.

Ndërsa ministrja e Arsimit, Besa shani ka thënë se programi në fjalë kontribuon në përmirësimin e cilësisë së arsimit të lartë. Shahini theksoi faktin e veçantë se pikërisht në themel të këtij programi qëndron përmirësimi i cilësisë së arsimit të lartë. Kjo ecën paralel edhe me reformën thelbësore të ndërmarrë nga MASR për ta përafruar arsimin e lartë me standardet europiane.

Ajo çka më bën përshtypje për këtë program është se në fakt ai qëndron në thelb të përmirësimit të cilësisë të arsimit të lartë. Janë afërsisht mbi 3,500 studentë të cilët kanë kaluar mjaftueshëm kohë nëpër universitete të tjera në vende të ndryshme të BE-së falë “Erasmus +” dhe kur janë kthyer në klasat e tyre, si pedagogët ashtu edhe studentët e tjerë kanë thënë se ka ndërruar komplet fryma e klasës”, u shpreh Znj. Shahini teksa ftoi studentët e “Erasmus +” që kur të kthehen në Shqipëri të sjellin gjithë eksperiencën e tyre duke kontribuar kështu në përmirësimin e arsimit në Shqipëri.

Ministrja Shahini foli shkurtimisht edhe për “Paktin për Universitetin”, si një thirrje e sinqertë e studentëve ndaj së cilës qeveria shqiptare iu përgjigj po me sinqeritet e plot seriozitet.

Duke u ndalur tek një prej pikave të paktit, ajo nënvizoi qartë se përgjysmimi i tarifave dhe dhënia e bursave do të vazhdojë edhe vitin tjetër akademik 2019-2020 si dhe vitet në vijim, po në të njëjtën formë që është proceduar në gjysmën e parë të këtij viti falë mbështetjes dhe pakove financiare nga ana e qeverisë shqiptare.

Gjatë këtij aktiviteti u diskutuan dhe u ndanë eksperiencat e disa studentëve, përfitues të mëparshëm të programeve të ndryshme të “Erasmus +”.

Ndërsa në lidhje me programin “Erasmus Mundus Joint Master Degree”, mundësitë për pjesëmarrje janë të hapura edhe për studentët shqiptarë që prej vitit 2004. Gjatë viteve të fundit, në periudhën 2014-2019 janë mbi 60 studentë shqiptarë përfitues të kësaj burse, teksa në përfundim të periudhës studimore, studentët do të pajisen me një diplomë të përbashkët, e cila njihet nga universitetet europiane.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME