Categories Lajme

14 të arrestuar, pezullohen 52 leje drejtimi dhe vendosen mijëra gjoba (VIDEO)

Policia e Shtetit ka bërë bilancin e 24 orëve të fundit, sa i përket kundravajtjeve rrugore. Në njoftimin zyrtar thuhet, se gjatë këtij intervali kohor, janë arrestuar në të gjitha rrugët e vendit 14 persona, 9 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 5 për drejtim mjeti pa patentë. Gjithashtu, janë pezulluar 52 leje drejtimi, si dhe janë vendosur mijëra gjoba.

Policia e Shtetit , Vijojnë kontrollet intensive nga Policia Rrugore, në të gjitha rrugët e vendit, qendrat urbane dhe rurale. Kontrollet me radarë📸📟📹, dronë, mjete të paloguara, kamera, aparate fotografike e alkooltestues, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Si rezultat i kontrolleve gjatë 24 orëve të fundit, janë arrestuar në flagrancë 14 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 9 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 5 për drejtim mjeti pa leje drejtimi .

Janë pezulluar 52 leje drejtimi, nga të cilat 25 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 24 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 3 për qarkullim në sens të kundërt.

Janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë vendin, 1343 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës dhe për parkime të gabuara.

Policia e Shtetit nisur dhe nga fakti se ka akoma fluks të shtuar në akset rrugore në drejtim të zonave bregdetare dhe kthim, ku aktualisht ka filluar të rritet ndjeshëm fluksi në drejtim të Tiranës dhe Morinës, apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve, vendas dhe të huaj, që të zbatojnë me rigorozitet sinjalistikën rrugore, pasi në të gjitha rrugët e vendit ka radarë dhe prezencë të Policisë Rrugore, të pajisur edhe me dronë, dragera, kamera e aparatë fotografik.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të shpejtë e profesional. #MosUbejStatistikë  #RregullKujdesDurimDestinacion #NeJemiAtyPërSigurinëTuaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME