Categories Lajme

14 të shoqëruar në Tiranë

Policia ka ar restuar katërmbëdhjetë persona për vepra të ndryshme p enale. Në një njoftim për mediat, policia tha se efektivët e komisariatit Nr.1 në kryeqytet arrestuan në flagrancë shtetasit: H. Gj., 61 vjeç, L. Gj., 59 vjeç dhe B. Gj., 52 vjeç, pasi në fshatin Hekal, Petrelë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kanosur dhe i kanë shkatërruar rrethimin e pronës shtetasit S. Gj.

Po ashtu, policia arrestoi në flagrancë shtetasit  G. G., 41 vjeç, me profesion inxhinier drejtues teknik, M. N., 32 vjeç, me profesion inxhinier përgjegjës për sigurinë dhe M. D., 33 vjeç, nënkontraktor në një firmë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi në firmën ku këta shtetas punojnë, ka rënë nga lartësia dhe si pasojë ka humbur jetën, punëtori shtetasi E. O., 36 vjeç.

Gjithashtu, policia arrestoi edhe shtetasin B. D., 34 vjeç, pasi gjatë kontrollit të mjetit të tij nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve : 1, A .H., 27 vjeç; G. Sh., 38 vjeç; Sh. H., 44 vjeç; A. B., 25 vjeç; A. T., 44 vjeç dhe D. Ç., 33 vjeç pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur. 2, B.  F., 32 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin e tij, ka aksidentuar një shtetase të mitur 7 vjeçe dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga Greqia

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi pa fjalë”

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me benzinë

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën e vjetër Levan–Vlorë, automjeti përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME