Categories Kulture

142 vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Data 10 qershor është një ditë e shënuar dhe me mjaft peshë sa i përket historisë së kombit shqiptar. 142 vjet më parë, në 10 qershor të 1878, u mbajt Kuvendi i Prizrenit, i cili shpalli formimin e Lidhjes së Prizrenit. Iljaz Pashë Dibra ishte personi që drejtoi punimet e këtij kuvendi, ndërsa programi politik ishte hartuar nga ideologët e kombit shqiptar si Sami Frashëri, Pashko Vasa, Abdyl Frashëri, Jani Vreto, Zija Prishtina e të tjerë.

Lidhja e Prizrenit përbën organizatën e parë politike dhe ushtarake të mbarë kombit shqiptar. Lidhja e Prizrenit synonte bashkimin e trojeve shqiptare në një vilajet të vetëm, shpalljen e ndarjes përfundimtare nga sundimi osman, për të treguar edhe në Europë se shqiptarët janë një komb i veçantë në Ballkan. Ndërkohë sot në 142 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren hap ekspozitën “Personalitetet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit” me autor Dr.sc. Parim Kosova. “Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, për nder të 142 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit hap ekspozitën “Personalitetet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit” me autor Dr.sc. Parim Kosova. Ekspozita do të hapet më 10.06.2020 ora 18:00, në Kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Ju mirëpresim!”– është shkruar në postimin e Qendrës në Facebook.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

“Menorah” Libri i ri nga Deni Llanaj, një thriller psikologjik dhe provokues

Libri i ri “Menorah” nga Deni Llanaj vjen si një thriller psikologjik dhe provokues që…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kinematografia shqiptare në zi, ndërron jetë aktori i njohur Birçe Hasko

Aktori i njohur i kinematografisë shqiptare Birçe Hasko ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare.…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë Selisë së Shenjtë dhe shkrimtar, rrëfen librin e tij të ri mbi rrënjët kulturore të kombeve dhe trashëgiminë e Ibrahim Rugovës

“Letërsia është universale, por lind gjithmonë nga një popull” Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME