Categories Teknologji

15 telefonat me baterinë më të mirë

Ueb faqja e njohur për teknologji Tom’s Guide ka publikuar një listë të telefonave me jetëgjatësinë më të mirë të baterisë. Jetëgjatësia e baterisë është gjithnjë në fokusin e shumë përdoruesve, të cilët dëshirojnë të përdorin pajisjet e tyre për aq kohë sa të jetë e mundur pa pasur nevojë për ngarkues.

Përkundër faktit se, përveç madhësisë së ekranit dhe specifikimeve, kapacitetet e baterisë që shumë prodhues vendosin në telefonat e tyre gjithashtu po rriten, jo të gjithë telefonat janë të njëjtë. Kjo është arsyeja pse ekspertët nga faqja e Tom’s Guide bënë një provë të veçantë për të përcaktuar se cilat telefona kanë me të vërtetë jetëgjatësinë më të madhe të baterisë. Gjatë testimit, telefonat vazhdimisht surfonin në internet përmes LTE ose 5G derisa të mbaronte bateria.

Telefoni mesatar arriti të zgjasë 10 orë, por telefonat në listë arritën të përfitonin sa më shumë nga bateria dhe të shfletonin në internet për 11 orë. Në krye të listës është modeli Motorola G8 Power, i cili qëndroi i ndezur për më shumë se 16 orë dhe ka një bateri 5,000 mAh. Lista e plotë e telefonave me jetëgjatësinë më të mirë të baterisë:

  1. Motorola G8 Power: 16:10 (16 orë e 10 minuta)
  2. Motorola G7 Power: 15:35
  3. Asus ZenFone 6: 15:01
  4. LG V60 ThinQ 5G: 12:46
  5. Motorola G Fast: 12:17
  6. Motorola G Stylus (Pro): 12:13
  7. Motorola Edge: 12:12
  8. Samsung Galaxy S20 Ultra: 11:58
  9. iPhone 11 Pro Max: 11:54
  10. OnePlus Nord N10 5G: 11:48
  11. LG G8X ThinQ Dual Screen: 11:46
  12. Motorola Z4: 11:31
  13. iPhone 11: 11:16
  14. TCL 10 5G UW: 11:07
  15. OnePlus 8 Pro: 11:05

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME