Categories Teknologji

Në këta iPhone më WhatsApp nuk funksionon

WhatsApp është një prej aplikacioneve që ka ofruar mbështetje edhe për sistemet operative më të vjetra. Megjithatë do të ndryshojë shumë shpejtë sepse aplikacioni ka vendosur të braktisë iOS 9. Disa modele të vjetra iPhone nuk mund të përdorin më aplikacionin WhatsApp.

Versioni beta 2.21.50 i WhatsApp dërguar së fundi nuk funksionon në iOS 9. Prandaj nëse keni një iPhone që ka ngecur në këtë sistem operativ, ju nuk mund të përdorni WhatsApp më në të kur të mbërrijë versioni i fundit. Lajmi i mirë është se janë të paktë ato iPhone me këtë version të iOS. Dy modelet që do të preken nga ky ndryshim janë iPhone 4 dhe 4S duke qenë se këta iPhone nuk kalojnë dot në iOS 10.

Nëse keni një iPhone më të ri dhe ende keni ngelur në iOS 9 atëherë duhet të përditësoni duke shkuar në Settings, më pas General dhe Software Update. Nëse iPhone juaj nuk mund të kalojë në iOS 10, atëherë nuk keni zgjidhje tjetër vetëm se të ndryshoni telefonin për të vijuar përditësimin e WhatsApp.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME