Një 15-vjeçare nga Mitrovica ka shkuar në spital për të lindur. Policia ka nisur një hetim për veprën penale “bashkësi jashtëmartesore me personin nën moshën 16-vjeç”. Partneri i 15-vjeçares nuk është gjetur ende nga policia, ndërsa është marrë në pyetje babai i 15-vjeçares.
Njoftimi i plotë i policisë: BASHKËSIA JASHTËMARTESORE ME PERSONIN NËN MOSHËN 16 VJEÇ /Rr. Ahmet Delija 06.11.2021 – 15:00. Raportohet se, viktima femër kosovar e 15 vjeçe ka shkuar për të lindur. I dyshuari mashkull kosovar i cili bashkëjeton me viktimën nuk është hasur nga policia. Si dëshmitar është intervistuar babai i vi ktimës. Është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet.