Categories Lajme

Adoleshenti humb kontrollin e motorit dhe përfundon në kanal, kalimtarët e shpëtojnë nga mbytja

Një aksident ka ndodhur në Lushnjë, ku një 17-vjeçar që drejtonte një motoçikletë ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në një kanal pranë rrugës që lidh qytetin e Lushnjes me autostradën. Dy persona që kanë qenë dëshmitarë të ngjarjes kanë ndaluar mjetin dhe kanë nxituar të ndihmojnë 17-vjeçarin, i cili ishte duke u mbytur nga uji i kanalit.

Pas njoftimit të policisë dhe ambulancës, i dëmtuari, i identifikuar si Mateo dhe banor i Savrës, është nxjerrë nga kanali dhe është dërguar në spitalin e Lushnjes në gjendje të rëndë. Mateo po kthehej në shtëpi kur ndodhi aksidenti.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryen procedurat për të zbardhur shkaqet e aksidentit, me dyshimet e para që lidhen me humbjen e kontrollit mbi motoçikletën, e cila ka përfunduar në kanalin e mbushur me ujë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar!

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar! Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME