Categories Lajme

15-vjeçarja ra nga ballkoni, miqtë prekin me dedikimet

Julia Marra është 15-vjeçarja që ndërroi jetë tragjikisht pasi ra nga kati i katërt i ballkonit në një bllok apartamentesh në Sliem, Maltë. Ndërsa në mediat sociale kanë vërshuar komentet e pikëllimit për humbjen e adoleshentes e cila sipas burimeve raportohet se humbi jetën në mnyrë aksidentale.

Pusho në paqe Julia nuk e meritoje këtë. Ti dhe familja jote do jeni në lutjet e mia dhe familjes sime. Fluturo në qiell dhe pusho ëngjëll. Kështu ka reaguar përmes një postimi një miku i saj pasi mësoi për ngjarjen e rëndë. Të rinjtë kanë lënë lule dhe qirinj në vendin ku ajo ra si kujtim për vajzën që njihej për dashamirësi dhe që ishte shumë pranë kujtdo në nevojë. Aksidenti bëri që miqtë të mbushnin me komente profilet e saj në mediat sociale ku me keqardhje kujtojnë cilësitë më të mira të saj. Faleminderit që më ndihmove dhe që mu ndodhe pranë. Do të mbaj gjithmonë në zemër dhe në lutjet e mia. Sot parajsa ka marrë një engjëll tjetër. Pusho në paqe.

Madje për Julian kanë bërë dedikime edhe persona që nuk e njihnin. Pusho në paqe bukuroshe, për fat të keq nuk pata fatin të të njoh, ti dhe familja jote do jeni në lutjet e mia. Nuk do shpëtoj dot nga kjo ëndërr e keqe, të lutem kthehu Julia. Julia ndërroi jetë pasi ra nga ballkoni i katit të katërt ndërsa ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 21 të darkës, policia dhe ambulanca mbërritën por që nuk kishte shumë për të bërë ndërsa po punohet për të zbardhur plotësisht rrethanat e tragjedisë e cila deri tani cilësohet si një rënie aksidentale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME