Categories Lajme

“150 euro për provim”/ Kreu i Sindikatës: Situatë e turpshme…

Kreu i Sindikatës së Punonjësve të Universitetit të Shkodrës, Peter Saraçi, ka deklaruar se drejtuesit e këtij institucioni po përpiqen ta kalojnë në heshtje skandalin e ryshfetit ku u përfshi rektorja Suzana Golemi. Rektorja e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Prof. dr. Suzana Golemi, u pezullua nga detyra, pas transmetimit të një vidioje në emisionin investigativ “Stop”, në TV Klan.

Në këtë vidio, rektorja Golemi shfaqej duke marrë shumën prej 150 euro nga një student, në këmbim të një note kaluese në provim. Lidhur me këtë rast, Peter Saraçi ka thënë se rektorja e cila është shpallur në kërkim, duhej të ishte dorëzuar, ndërsa nuk beson tek drejëtësia.

“Shpreh indinjatën për drejtuesit e universitetit. Kërkojnë ta kalojnë në heshtje, kërkohet ndërhyrje emergjente, një situatë e turpshme dhe absurde.

Kërkojmë mbledhjen e senatit, pezullimin e 2 personave në video, priten edhe publikime te tjera ne media. Të merren masa. Situatë e vështirë në universitet, nuk dihet çfarë po ndodh. Nuk besoj në zgjidhje te organet e drejtësisë.

Nuk ka ndodhur ndonjëherë me drejtues të institucionit kjo gjë. Rektorja duhej ishte dorëzuar. Shpresoj të mos dëmtojë në regjistrimet e reja për universitetin”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME