Categories Lajme

16-vjeçarja e ardhur nga Kruja rezulton pozitive

Nga kjo e shtunë Mati i është shtuar zyrtarisht zonave të prekura nga Covid-19. Ministria e Shëndetësisë në raportimin e të infektuarve në 24 orët e fundit, mes 34 personave të dalë pozitiv nga testet, një ishte në Mat, duke shënuar kështu rastin e parë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë rasti në Mat është kontakt i një prej rasteve pozitive të Krujës që lidhet me vatrën në fasoneri. Ndërkohë, burime pranë Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Mat, thanë se ditën e djeshme janë marrë katër tampon në familjen e vajzës së infektuar në një fshat të Njësisë Administrative Komsi. Nga këta katër tampon vetëm 16 vjeçarja e ardhur nga Kruja ka rezoltuar pozitive, ndërsa tre të tjerët kanë rezultuar negativ.

Gjatë ditës së sotme janë marrë edhe 6 kampion të tjerë për analizë, përgjigja e së cilave do të dalin të dielën. Pas zbulimit të këtij rasti është bërë dezinfektimi i banesës së familjes së të infektuarës. Burimet pranë Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Mat, thanë se rasti është i izoluar ndërsa e infektuara nuk ka shenjat klinike të virusit megjithëse zyrtarisht rezulton e infektuar. Ata u shprehën se është kërkuar izolimi i saj vetëm në një nga dhomat e banesës, ndërsa do të monitorohet vazhdimisht nga mjeku i familjes. Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Mat i bën apel qytetarëve që të jenë të qetë, të zbatojnë masat e kërkuara që në fillim të kësaj pandemie, distancimin social, higjenën personale dhe qëndrimin në shtëpi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Të shtënat me armë në Mamurras, një i plagosur

Një person ka ngelur i plagosur në Mamurras pas disa të shtënave me armë zjarri.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet monopoli/ Diktuan çmimet deri në 115% më të larta, Autoriteti i Konkurrencës gjobit 6 kompani fruta- perimesh

Plot 6 kompani të grumbullimit dhe të shitjes me shumicë të fruta-perimeve kanë bashkërenduar çmimet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

15-vjeçari u godit me thikë në qafë. Si nisi sherri mes nxënësve të shkollës 9-vjeçare në Sarandë

Zbardhen detaje nga sherri mes nxënësve të një shkolle 9-vjeçare në Sarandë. Në orët e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një apartament në Vlorë

Një bombol gazi ka marrë flakë në një banesë në lagjen Pavarësia, në katin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen 3 persona, përshtatën lokalet për të organizuar lojëra fati!

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi kishin përashtatur lokalet për të organizuar…

LEXO ME SHUME