Categories Sport

Juventusi bën gati planin për të mar Icardin

Arkadiusz Milik është në krye të listës së dëshirave për sulmin e Juventus, duke bërë që Gonzalo Higuain të bëjë gati valixhet. Drejtuesit e ekipit torinez vazhdojnë të këmbëngulin edhe në pistën që të çon tek Mauro Icardi. Objektivi i ndjekur gjatë, përpara se të përfundonte tek PSG, mund të jetë i realizueshëm këtë verë. Argjentinasi ka dëshirë të kthehet të luajë në Itali, atje ku Juventusin e sheh si opsionin më të mirë. Sipas asaj që raporton “Corriere dello Sport”, drejtori sportiv bardhezi Fabio Paratici nuk e ka ndërprerë asnjëherë kontaktin me Wanda Nara, por ka nisur kontaktet edhe me Leonardon.

Një rrugë më e komplikuar në krahasim me atë që të çon tek Milik, i cili mund të blihet për një shifër më të ulët se sa argjentinasi. PSG mund ta bëjë lehtësisht duke derdhur 70 milionë në arkat e Interit, që në anën tjetër, në rast të rishitjes së lojtarit në një klub italian, do të përfitonte nga klubi parisien nga 10 në 15 milionë më shumë. Në këtë pikë, Juventus mund ta diskutojë shitjen me PSG, duke kërkuar të ulë çmimin e lojtarit përmes lojtarëve në shkëmbim, mbi të gjithë Miralem Pjanic që pëlqehet shumë nga Leonardo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Heroi Manaj: sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime .Doja të jepja një mesazh më të fortë, por jemi në televizion

Rei Manaj, ishte heroi i fitores ndaj Serbisë, që me golin e tij, i dhuroi…

LEXO ME SHUME