Categories Lajme

16-vjeçarja në Bulqizë që alarmon Policinë, familja e t.merruar: Ikën natën, s’dimë ku vete, ça bën. Vajza: Unë iki sepse …

Është vetëm 16-vjeçe por prej kohësh është kthyer në një nga burimet kryesore të shqetësimit për Policinë e Bulqizës, e jo vetëm. E reja P. Sh., prej një viti shqetëson dy prindërit, Policinë lokale, si dhe Drejtorinë e Shërbimit Social në Qarkun e Dibrës. Një vit më parë, adoleshentja mësohet se është përjashtuar nga shkolla për shkak të numrit të lartë të mungesave dhe sjelljes arrogante dhe jo normale në mjediset arsimore.

Mësuesit nuk arritën ta bindin që ajo të frekuentonte mësimin dhe të sillej si bashkëmoshatarët. Disa herë janë zhvilluar mbledhje dhe takime me prindërit, por adoleshentja nuk i bindej askujt.

DENONCIMI Largimet nga banesa me javë e muaj kanë bërë që familjarët e P. Sh., të bëjnë denoncime në Polici për “zhdukjen” e saj. Burimet zyrtare nga Policia e Dibrës kanë bërë të ditur për gazetën”Panorama”, se të paktën pesë herë brenda një viti babai dhe nëna e 16-vjeçares kanë denoncuar në Komisariatin e Policisë Bulqizë humbjen e vajzës. Ata kanë thënë se vajza largohet “në drejtim të paditur” dhe kanë kërkuar ndërhyrjen e Policisë për gjetjen e saj.

“Ne, janë shprehur prindërit në Polici, e trajtojmë vajzën mjaft mirë, ashtu siç trajtojmë gjashtë fëmijët e tjerë. Por ajo largohet nga shtëpia tinëz, kryesisht natën. Nuk dimë ku vete, me kë rri, çfarë bën, ku ushqehet. Kemi frikë se po e trafikojnë apo e shfrytëzojnë për prostitucion. Disa ditë më parë është ndalur në doganën e Morinit, teksa udhëtonte drejt Kosovës. Nuk na thanë me kë po udhëtonte dhe pse tentoi të largohej nga Dibra”. Këto janë pohimet e prindërve në Policinë e Dibrës, ndërkohë kjo e fundit nuk ka arritur ende të sqarojë prindërit rreth aktivitetit të 16-vjeçares. Sakaq, Policia bën të ditur se adoleshentja dyshohet se konsumon lëndë narkotike, ndërsa nuk është zbuluar nëse trafikohet për prostitucion apo jo. Gjatë shoqërimeve të saj në Polici, 16-vjeçarja është shprehur: “Unë largohem nga shtëpia sepse prindërit nuk më lejojnë të dal me shoqet e shokët. Nuk mund të rri e mbyllur në shtëpi. Kur largohem zakonisht qëndroj te shoqet e mia në Bulqizë, Peshkopi e Tiranë”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME