Categories Politike

PD: Katër pyetje që duhet t’u japë përgjigje Rama dhe Veliaj

“Edi Rama detyroi sot Erion Veliajn dhe Arben Ahmetajn të bëhen qesharakë në sytë e shqiptarëve. Duke bërë sikur nuk kuptojnë për çfarë kanë firmosur, ata synojnë të mbulojnë skandalin tjetër në zonën pranë Unazës së Re”. Kështu nis reagimi i Partisë Demokratike në përgjigje të kundër-akuzave nga Bashkia Tiranë dhe Ministria e Financave.

Partia Demokratike i bën katër pyetje kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës Veliaj.

“E vërteta, e bazuar në dokumenta është se Edi Rama dhe Erion Veliaj kanë ndryshuar Planin Urbanistik të Tiranës, në mënyrë që Lumi i Lanës të mos prekë tokën ku Edmond Bego do të investojë 60 milionë euro para të pista.

E vërteta është se privatizimi i zonës së ish Serave është bërë me firmën e Arben Ahmetajt.

Edi Rama dhe Erion Veliaj duhet t’u thonë shqiptarëve:

1-Pse u ndryshua Plani Urbanistik i Tiranës dhe pse u devijua Lumi I Lanës në në zonën ku planifikon të ndërtojë Edmond Bego?
2-A ka aplikuar Edmond Bego për leje ndërtimi me projektin e hartuar nga kompania italiane MISALAB?
3-A ka regjistruar në hipotekë Edmond Bega pronat për efekt të ndërtimit të pallateve?
4-A do të prishen banesat e 200 familjeve për t’i hapur rrugë ndërtimit të pallateve nga Edmond Bega”, thuhet në reagimin e selisë blu.
“Partia Demokratike e ka të qartë se Edi Rama dhe Erion Veliaj nuk mund të përgjigjen dot, sepse janë pjesë e projektit mafioz për pastrimin e parave të pista të krimit”, mbyllet reagimi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME