Categories Lajme

168 raste të reja në 24 orët e fundit, 4 humbje jete, 2 raste në Vlorë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, informoi sot se “janë kryer 943 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 168 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2”.

Në njoftimin për shtyp, ministria bën të ditur se “janë shëruar 94 qytetarë, duke e çuar në 9500 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë”.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 65 raste në Tiranë, 20 raste në Elbasan, 14 raste në Korçë, 12 raste në Shkodër dhe Durrës, 8 raste në Krujë, 7 raste në Kavajë, 6 raste në Tropojë, 4 raste në Shijak, 3 raste në Devoll, Lezhë, Gramsh, 2 raste në Vlorë dhe Klos, 1 rast në Fier, Kurbin, Kamëz, Fush- Arrëz, Dibër, Kuçovë, Maliq.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 246 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, katër qytetarë, një 64 vjeçar nga Shkodra, dy 67 vjeçarë, një nga Elbasani dhe një nga Tropoja dhe një 68 vjeçar nga Kuçova .

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve të respektojnë masat për parandalimin e infeksionit SARSCOV2. Ju lutemi mbani detyrimisht maskë/barrier mbrojtëse, kujdesuni për higjienën personale, ruani distancimin fizik.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID-19. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për shërbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID-19.

COVID-19 – Statistika (11 Tetor 2020)

Raste të reja ditore                         168

Të shëruar ne 24 orë                      94

Humbje jete në 24 orë                  4

Testime ditore                              943

Testime totale                   98646

Raste pozitive                    15399

Raste të shëruara            9500

Raste Aktive                     5479

Humbje jete                      420

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   2854

Durrës      576

Shkodër   410

Korçë    289

Lezhë        272

Elbasan       218

Fier             244

Vlorë        196

Kukës        150

Berat      135

Dibër     78

Gjirokastër   57

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbardhet agjenda/ Sot Konferenca Ndërqeveritare në Bruksel, Shqipëria synon mbylljen e negociatave deri në 2027

Ditën e sotme në Bruksel do të mbahet Konferenca Ndërqeveritare, ku do të diskutohet edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kontrollet blic në të gjitha burgjet e vendit/ Sekuestrohen telefona, alkool dhe drogë, 35 efektivë nën hetim

Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimeve të Vendimeve Penale (AMSEVP), në varësi të Ministrisë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin rrugor Elbasan-Prrenjas, përplasen 2 makina, një person i plagosur

Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Prrenjas. Bëhet me dije se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi nuk ishte kryer në përputhje me ligjin, lirohet nga burgu kryeinspektori i IMT-së së Himarës

Kryeinspektori i IMT së Himarës, Dorian Hoxha është lënë i lirë nga Gjykata e Vlorës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bëmat e “Titit’/ U plagos gjatë përplasjes me policinë greke, detaje të reja nga e shkuara kriminale e Alesio Xhelos

Emri i Alesio Xhelo i ashtuquajtur ‘Titi’ ka qenë prej vitesh i lidhur me disa…

LEXO ME SHUME