Categories Lajme

17 vite martesë dhe 4 fëmijë, gruaja nga Vlora: Burri më tradhtoi me filipinasen, ia fala, “Vjehërrit i kam pasur pranë ”, përlotet nusja: Më shumë se vjehrrën s’kam as nënën

Në moshën 17-vjeçare, familja vendosi që Soviana të kurorëzohej në një martesë me mblesëri. Ishte vjehrra e Sovianës ajo që kishte shprehur dëshirën që ajo të njihej me të birin e dy të rinjtë të kishin një marrëdhënie së bashku.

Soviana kujton në “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan momentin e parë të takimit me bashkëshortin e saj, Mikelin.

Ardit Gjebrea: Kur e pe Mikelin, kur u fejove apo që më përpara?

Soviana: Jo, kur jam fejuar e kam parë Mieklin. Ditën e fejesës. Jam fejuar në Tetor.

Ardit Gjebrea: Nuk e pe më përpara Mikelin?

Soviana: Jo, ditën e fejesës se nuk e njihja. Vërtet ishim në një lagje por nuk e njihja.

34-vjeçarja shpjegon se nga martesa e tyre erdhën në jetë 4 fëmijë. Ëndrra e Sovianës për të vazhduar universitetin u ndërprenë sepse familja kishte nevojë për kujdesin e saj. Mikeli bënte punë të ndryshme derisa i erdhi një ofertë pune për në Filipine që më pas shkaktoi një krisje në martesën dhe familjen e tyre.

Soviana: Shkoi në Filipine në muajin Shkurt 2020, kemi folur 2-3 muaj afërsisht, rregullisht. Pastaj filloi ato telefonatat më rrallë. E kuptova unë që mund të kishte diçka.

Ardit Gjebrea: Me shqiptare apo me filipineze?

Soviana: Me filipineze. Kaluan gati 2 vjet.

Ardit Gjebrea: Po me fëmijët nuk komunikonte? 

Soviana: Jo. Unë gjeja mundësinë gjithmonë që ai të fliste me fëmijët nëpërmjet rrejeteve sociale, mund të fliste 10 ditë maksimumi, pastaj…shkëputej prapë. Kjo ka vazhduar derisa vendosja të ikja në Francë me fëmijët për një të ardhme më të mirë për ata, por sa kam qenë në Vlorë unë e kam pasur vjehrrën dhe vjehrrin gjithmonë afër.

Ardit Gjebrea: Tani ti u divorcove me Mikelin apo jo?

Soviana: Po, u divorcova. Në momentin që unë e mora vesh se ai nuk shikonte fëmijët, nuk na shikonte ne atëherë unë duhet të bëja diçka sepse 4 fëmijë t’i rritësh vetëm nuk është e lehtë.

Arsyeja e ardhjes së Sovianës në “Ka Një Mesazh Për Ty” nuk janë fëmijët apo bashkëshorti që e fali edhe pas tradhtisë. Në rubrikën nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan ajo ka ftuar vjehërrit e saj, Rajmondën dhe Viktorin, i cili nuk ka mundur të vijë për arsye shëndetësore.

Gjatë rrëfimit, Soviana shprehu vlerësimin për ta, mbështetjen, dashurinë dhe respektin që ka marrë prej tyre edhe në momentet e vështira. Rajmonda nuk e merr me mend se pas ekranit në studio ndodhet nusja e saj dhe reagimi vetëm konfirmon më shumë fjalët e Sovianës.

Kjo është nusja e djalit. Kjo është gjithçka për mua. E kam si motër, si nënë. Kam edhe vajzat, i kam shpirt por me këtë… e kam djalë të vetëm. Më ka bërë 4 yje, jam krenare për këtë”, shprehet Rajmonda. Soviana merr fjalën për t’i dhënë mesazhin vjehrrës së saj.

Soviana: Ma!

O shpirt!

Soviana: Këtu kam ardhur për ty dhe për babin, t’ju falenderoj për çdo sakrificë që keni bërë për ne,  për mua, për fëmijët.

Rajmonda: E kemi për detyrë.

Soviana: Në momentet më të vështira të jetës time ti më ke qëndruar pranë, si mua, dhe vajzave, dhe djalit.

Rajmonda: E kam për detyrë. Ato janë nipërit dhe mbesat e mia.

Soviana: Kjo që po bëj unë është e pakët. Ti meriton gjithçka, ti meriton botën.

Rajmonda: Faleminderit!

Soviana: Të dua shumë!

Rajmonda: Shumë faleminderit që na i vlerëson dhe unë të kam shumë të mirë. Jam krenare për ty.

Soviana: Edhe unë për ty.

Rajmonda i kërkon falje Sovianës për ndonjë gabim drejt saj dhe bën një deklaratë befasuese.

Rajmonda: Për gjithçka që kemi kaluar të më falësh se edhe unë kam gabuar, të kam bërtitur.

Soviana: Jo, ti je gjithçka. Ti je krenaria e fëmijëve  të mi dhe imja.

Ardit Gjebrea: Se ndonjëherë edhe i ke tërhequr vëmendjen, po?

Rajmonda: Po ne vjehrrat edhe e kalojmë një çikë, flasim edhe çikë tepër. Tepër në kuptimin të mirë, por nuk… e kam… më kupton? E kam të nderuar, të respektuar, është gjithçka për mua.

Ardit Gjebrea: Ajo duket një mama e shkëlqyer, një bashkëshorte e shkëlqyer, një zonjë me një shpirt shumë të mirë.

Rajmonda: Është. Nuk kam prishur njëherë llaf apo t’i bërtas… u dogj, u dogj, u poq, u poq, u thye, u thye, kaq. Punë e madhe fort, s’ka gjë. Vjehrra është kapaku i nuses. Mirë, keq, keq, mirë vjehrra e mbulon. Jo që nuk më ka shqetësuar, e kam shumë të mirë.

Ardit Gjebrea: Mes Mikelit dhe Sovianës kë do zgjidhje?

Rajmonda: Sovianën.

I fali tradhtinë bashkëshortit, Soviana: Nuk i jepja rëndësi vetes, atë e shtyu…

Tradhtia bashkëshortore e bëri Sovianën të vendoste t’i jepte fund martesës 17-vjeçare me Mikelin, me të cilin ka 4 fëmijë. Megjithatë, për të ishte e rëndësishme që fëmijët të kishin një raport të mirë me të atin dhe përpiqej fort për këtë.

Nga ana tjetër, vetë Soviana ruante një marrëdhënie të ngushtë me prindërit e Mikelit, për të cilët rrëfeu gjatë “Ka Një Mesazh Për Ty” se sa pranë i kanë qëndruar në momentet e vështira. Në një çast, gjatë një gëzimi familjar, Sovianës i shfaqet mundësia e ribashkimit të familjes së saj.

Soviana: Derisa një ditë kishte mami ditëlindjen dhe u mblodhëm të gjithë në një lokal. Aty pastaj erdhi edhe Mikeli dhe ishin karriget kështu rreth tavolinës dhe vëllai im u ngrit edhe… jo, i thashë, mos m’u afro. “Aty”, më tha mua “dhe sot mbaron kjo punë”. E pashë që qeshnin të gjithë, fëmijët gëzonin dhe thashë po pse mos ta hedh edhe unë një hap, falja është hyjnore, njerëzit bëjnë gabime.

Ardit Gjebrea: Nuk i dhe njëherë një dru të mirë përpara?

Soviana: Jo.

Ardit Gjebrea: Të bëri gjë këtu te zemra, pak, pak?

Soviana: Po tani… përderisa e pranova, trokiti një çikë ajo.

Përveç pajtimit, Soviana ndan me rubrikën e programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan edhe motivet që ata kanë diskutuar së bashku që e shtynë Mikelin drejt tradhtisë.

“Ai, sa ishim bashkë, unë iu jam përkushtuar fëmijëvve, shtëpisë, punës dhe nuk i jepja rëndësi vetes dhe kjo mendoj se atë e shtyu të shkonte te dikush tjetër”, shprehet Soviana.

“Vjehërrit i kam pasur pranë edhe pas divorcit”, përlotet nusja: Më shumë se vjehrrën s’kam as nënën

Në momentin që vajza e dytë e Sovianës dhe Mikelit erdhi në jetë, prindërit e tij vendosën t’iu linin shtëpinë dhe vetë të banonin diku tjetër me qira. Por në momentin kur çifti vendosi të divorcohej pas 17 vitesh së bashku për shkak të një tradhtie nga ana e Mikelit, ajo dhe 4 fëmijët vijuan të jetonin në këtë shtëpi.

Kjo është një prej sakrificave që Soviana nuk ua harron kurrë vjehërrve të saj. Ajo rrëfen e përlotur këtë moment për “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan dhe tregon se si i ka raportet me vjehrrën e saj.

Soviana: Vjehrri im më tha që “unë të kam thënë vajzë dhe ti je vajzë për ne dhe ti po do të vish të rrish me ne sepse jemi më afër dhe ti je nusja e shtëpisë tonë dhe fëmijët janë fëmijët e mi”. Kjo ka qenë fjala e vjehrrit tim dhe kjo ishte një ndihmë shumë e madhe, si për mua edhe për…

Ardit Gjebrea: Edhe për fëmijët, pa diskutim. Edhe vjehrra besoj të njëjtin qëndrim?

Soviana: Edhe vjehrra, po. Vjehrra ime vinte thuajse përditë që të na shikonte neve, edhe pse mezi ecën. Vinte gjithmonë, merrte në telefon ccdo minutë sa i thosha o ma më lër se jam në punë, të marr unë kur të dal.

Ardit Gjebrea: Ti e thërrisje edhe e thërret ”o ma”, akoma edhe sot e thërret “o ma?”

Soviana: S’ka munguar asnjëherë kjo fjalë. Marrëdhënien që kam pasur, kam dhe do ta kem me vjehrrën nuk e kam as me mamin tim. Nuk e kam.

Ardit Gjebrea: Uau!

Soviana: Mamin tim e kam pasur afër, normal, por më shumë se vjehrrën asnjë s’kam pasur. Më ka qëndruar gjithmonë pranë, si mua edhe fëmijëve.

Soviana vendosi që së bashku me fëmijët të largohej për një të ardhme më të mirë në Francë. Pas një viti e gjysmë, ajo u rikthye në Shqipëri dhe vjehërrit nuk ishin zhvendosur sërish në shtëpinë e tyre, por e kishin lënë gati për ta. Ndërkohë edhe Mikeli ishte kthyer nga emigrimi, por mes tyre nuk kishte asnjë kontakt.

Ardit Gjebrea: Vjehrra ta hidhte fjalën që “po sikur?”

Soviana: Vjehrra, i thashë vjehrrës që unë të kam zemër dhe e kam vërtet, por që ne mos të humbasim komunikimin të dyja, nuk dua të flas fare për Mikelin.

Ardit Gjebrea: Megjithatë ajo…

Soviana: Ajo prapë mbushi sytë me lot dhe sa herë që flisnim nuk ma zinte më në gojë.

Ardit Gjebrea: Fare?

Soviana: Fare. Vetëm iu thoshte fëmijëve që “ishalla bashkohet mami”, këtë e ka pasur gjatë gjithë kohës.

17 vite martesë dhe 4 fëmijë, gruaja: Burri më tradhtoi me filipinasen

Në moshën 17-vjeçare, familja vendosi që Soviana të kurorëzohej në një martesë me mblesëri. Ishte vjehrra e Sovianës ajo që kishte shprehur dëshirën që ajo të njihej me të birin e dy të rinjtë të kishin një marrëdhënie së bashku.

Soviana kujton në “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan momentin e parë të takimit me bashkëshortin e saj, Mikelin.

Ardit Gjebrea: Kur e pe Mikelin, kur u fejove apo që më përpara?

Soviana: Jo, kur jam fejuar e kam parë Mieklin. Ditën e fejesës. Jam fejuar në Tetor.

Ardit Gjebrea: Nuk e pe më përpara Mikelin?

Soviana: Jo, ditën e fejesës se nuk e njihja. Vërtet ishim në një lagje por nuk e njihja.

34-vjeçarja shpjegon se nga martesa e tyre erdhën në jetë 4 fëmijë. Ëndrra e Sovianës për të vazhduar universitetin u ndërprenë sepse familja kishte nevojë për kujdesin e saj. Mikeli bënte punë të ndryshme derisa i erdhi një ofertë pune për në Filipine që më pas shkaktoi një krisje në martesën dhe familjen e tyre.

Soviana: Shkoi në Filipine në muajin Shkurt 2020, kemi folur 2-3 muaj afërsisht, rregullisht. Pastaj filloi ato telefonatat më rrallë. E kuptova unë që mund të kishte diçka.

Ardit Gjebrea: Diçka tjetër?

Soviana: Diçka tjetër.

Ardit Gjebrea: Me shqiptare apo me filipineze?

Soviana: Me filipineze. Kaluan gati 2 vjet.

Ardit Gjebrea: Po me fëmijët nuk komunikonte? 

Soviana: Jo. Unë gjeja mundësinë gjithmonë që ai të fliste me fëmijët nëpërmjet rrejeteve sociale, mund të fliste 10 ditë maksimumi, pastaj…shkëputej prapë. Kjo ka vazhduar derisa vendosja të ikja në Francë me fëmijët për një të ardhme më të mirë për ata, por sa kam qenë në Vlorë unë e kam pasur vjehrrën dhe vjehrrin gjithmonë afër.

Ardit Gjebrea: Tani ti u divorcove me Mikelin apo jo?

Soviana: Po, u divorcova. Në momentin që unë e mora vesh se ai nuk shikonte fëmijët, nuk na shikonte ne atëherë unë duhet të bëja diçka sepse 4 fëmijë t’i rritësh vetëm nuk është e lehtë./tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qendra “Vizioni i Gjelber”, në kuadër të Ditës Ndërkombetare të Egjiptianëve të Ballkanit, realizoi një takim të hapur

Qendra “Vizioni I Gjelber” , ne kuader te Dites Nderkombetare te Egjiptianeve te Ballkanit, realizoi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Video/Ja momenti kur avokati Sokol Mëngjesi dhunohet para derës së kopshtit

Publikohet video nga momenti kur avokati Sokol Mëngjesi dhunohet para derës së kopshtit. Siç shihet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nëna dhe babai kërkojnë djalin e humbur prej 4 muajsh, i riu i surprizon live: Jam mirë

Mes lotësh dy prindër nga Elbasani, Bujar dhe Fiqerete Çepa mbërritën pasditen e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

FOTO-EMRAT/ Identifikohen 4 autorët që dhunuan avokatin Sokol Mëngjesi

Policia e Tiranës ka identifikuar katër autorët që dhunuan avokatin Sokol Mëngjesin, mëngjesin e kësaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 3”Vihet në pranga një 27-vjeçar, të cilit iu gjet në automjet, një sasi lënde narkotike e ndarë në rreth 530 doza

Vlorë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 3”, goditet një rast i shitjes së lëndëve narkotike,…

LEXO ME SHUME