Categories Lajme

17-vjeçari pa patentë i përplasi për vdekje në Sarandë, këta janë dy turistët italianë

Këta janë turistët italianë që u përplasën për vdekje në aksin Sarandë-Ksamil. Viktimë të aksidentit tragjik mbetën Gritto Domenico dhe Vicenzo Tizziano. Aksidenti u shënua rreth orës 03:00 të ditës së sotme.

“Benzi”, drejtohej nga 17-vjecari, Elio Raku, që nuk e kishte mbushur moshën për të marrë patentën. I mituri është arrestuar dhe akuzohet për dy vepra penale, “shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor” me pasoje vdekjen e disa personave sipas nenit 290/4 dhe “drejtim i automjeteve ne mënyrë të parregullt” sipas nenit 291.

Ngjarja ka marrë vëmendjen e mediave italiane të cilët kanë publikuar edhe fotot e viktimave.

“Rreth orës tre të mëngjesit, dy turistë italianët po ktheheshin në Sarandë, një qytet bregdetar në jug të vendit, me një motoçikletë, kur një makinë “Mercedes Benz”, e drejtuar nga një adoleshent shqiptar, pa lejen e drejtimi, i preu rrugën. Përplasja rezultoi fatale për dy italianët, ndërsa drejtuesi i makinës dhe një bashkëmoshatar që ndodhej në mjet me të përfunduan në spital”, shkruan media italiane.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME