Categories Lajme

17-vjeçarja me meningit akut, humbi jetën brenda pak orëve, nën monitorim 100 persona kontakti

Pas humbjes së jetës së 17-vjeçares nga Durrësi e prekur nga meningiti bacterial, autoritetet shëndetësore flasin për rastin por edhe për hetimin epidemiologjik.

Eugena Tomini, drejtoreshë e Institutit të Shëndetit Publik tregon se 17-vjecarja ishte infektuar nga një formë e rëndë e meningitit i cili i mori jetën brenda disa orëve.

Afro 100 persona kontakti, familjarë, shokë klase, mësues, personel mjekësor në Durrës e Tiranë  janë në hetim epidemiologjik. Të gjithë i janë nënshtruar testimit, por edhe mjekimit fillestar, ndërsa do të monitorohen për 10 ditët në vijim, periudha e inkubacionit të meningitit.

Vaksina kundër meningitit që parandalon pasojat e rënda të sëmundjes nuk është pjesë e kalendarit të detyrueshëm të vaksinimit.

Edhe pse mund të gjendet në tregun farmaceutik, Eugena Tomini thotë se rastet e meningitit bacterial numërohen më gishtat e dorës.

Edhe pse sporadike, infektime nga meningiti bacterial dhe humbje te jetës janë shënuar thuajse çdo vit në vendin tonë.

Instituti i Shëndetit Publik ka propozuar hyrjen e  kësaj vaksine në kalendarin e detyrueshëm ashtu si në shtetet fqinjë Itali e Greqi.

Meningiti bakerial transmetohet përmes  spërklave të pështymës nga kontaktet e afërta apo sendet e kontaminuara.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME