Categories Lajme

18 vjeçari nuk kishte patentë/ Detaje të reja nga aksidenti me dy të vdekura. Dy 14 vjeçar ndodhen në spital

Aksidenti tragjik i ndodhur gjatë natës në fshatin Bërzhitë të Tiranës, ku si pasojë humbën jetën dy adoleshente. Mësohet se shoferi i makinës, me targa AA044LN, me iniciale F.SH 18 vjeç nuk kishte patentë.Gjithashtu, raportohet se makina i përkiste babait të 18 vjeçarit dhe se të rinjtë po ktheheshin nga një festë ditëlindje.

Makina me drejtues shtetasin F.SH 18 vjeç ka përfunduar jashtë rruge, duke u përplasur me një pemë. Si pasojë kanë humbur jetën dy vajza 17 vjeçare, përkatësisht me iniciale D.T dhe S.S.Drejtuesi i automjetit së bashku me dy pasagjerët e tjerë O. M, 14 vjeç dhe L. M, 14 vjeç ndodhen në SQU nën kujdesin mjeksor.Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit të ketë qënë lagështira në rrugë. Ndërkohë po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i policisë:Në aksin e vjetër rrugor, në Bërzhitë, automjeti me drejtues shtetasin F. SH.,18 vjeç, si pasojë e lagështirës ka dalë nga rruga.Për pasojë kanë ndërruar jetë dy nga pasagjeret në automjet, D. T, 17 vjeçe dhe S. S, 17 vjeçe.Drejtuesi i automjetit F. SH së bashku me dy pasagjerët e tjerë O. M, 14 vjeç dhe L. M, 14 vjeç ndodhen në SQU nën kujdesin mjeksor.Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.faxweb

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME