Reperi Stresi është gjithmonë i drejtpërdrejtë. Këtë ka treguar së fundmi edhe në emisionin “Shiko Kush Luan” në Top Channel, në lojën “Paintball” , ku duhet të qëllosh mbi foton e një personazh që t’i përzgjedh në bazë të pyetjes që të bëhet.
Enca nuk është në preferencat e reperit por, ky i fundit nuk ia kursen pëlqimet në Instagram, ndërsa për Fjolla Morinën ai do zgjidhte ti jepte një rol tjetër në showbiz, pra të mos jetë më këngëtare.
