Categories Sport

Ish-kreu i Ferrarit jep detaje të reja nga gjendja e Schumacher: Shpresoj që bota ta shoh atë përsëri

Ish-kreu i Ferrarit, Jean Todt ka thënë se familja e Michael Schumacher është duke punuar për shfaqjen e parë publike të legjendës së Formula 1. Shtatë herë kampioni po vazhdon të rikuperohet nga lëndimet në kokë që pësoi gjatë një aksidenti me ski në alpet me Francës në dhjetor të vitit 2013, me gjendjen e tij shëndetësore që është mbajtur deri më tani sekret.

Todt ka zbuluar se ai ka paguar për të vizituar Schumacherin në shtëpinë e tij në Gjenevë të Zvicrës. “E kam takuar Michaelin në javën e kaluar”, ka thënë francezi, që aktualisht është president në FIA. “Ai po lufton. Shpresoj që bota do ta shoh atë përsëri. Kjo është ajo që ai dhe familja e tij po punojnë”. Todt ka refuzuar të thotë se Schumacher është piloti më i mirë në histori të Formula 1.

“E dashuroj Michaelin. Por, është e vështirë të thuhet se ai është më i miri i të gjitha kohërave. Aty janë Juan Nauel Fangio, Jim Clark, Ayrton Senna dhe Michael”. “Ju mund të mendoni se cili është më i miri i gjeneratës së tij, atëherë mund të ndahen gjërat”, ka shtuar më tej ai. Lewis Hamilton mund të barazojë Schumacherin me shtatë tituj të fituar në garën më të shpejtë automobilistike, nëse arrin në këtë sezon të shpallet kampion, pasi aktualisht ka gjashtë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME