Categories Lajme

19 Gusht 1989 – Pikniku politik që ndryshoi historinë (FOTO)

Historia shpesh fillon me hapa të vegjël.

Para 30 vjetësh, më 19 gusht të vitit 1989 në një lëndinë të gjelbër në kufirin austriako-hungarez, po konsumohej  birrë dhe mish i pjekur. Një piknik paneuropian. Festa simbolike për një Europë të hapur u kthye në eksodin më të madh të Lindjes.

Data 19 Gusht 1989.

Këtë ditë nuk do ta përmendte asnjë kronist, nëse nuk do të ishte një kombinim i çuditshëm i rastit, rastësisë dhe vendosmërisë që kishte depërtuar tek të gjithë pjesëmarrësit në piknikun simbol, sepse në fund të kësaj dite gati 700 qytetarë të RDGJ do të bëheshin të parët europianë të një kontinenti ka kufi.

Turistët gjermanolindorë të Hungarisë, në pak çaste hodhën përtokë ato pak lesa druri kufitare duke vërshuar drejt lirisë dhe duke i hapur rrugën uverturës së madhe të rënies së Murit të Berlinit tre muaj më vonë, luajtur nga aktorë amatorë.

Në verën e vitit 1989, Republika Demokratike e Gjermanisë kishte marrë fund. Vendi ndodhej ekonomikisht në rënie të lirë, njerëzit ishin ngritur në këmbë, në një kohë që Erich Honecker dhe qeveria e tij përhapnin lajme entuziazmuese në 40-vjetorin e lindjes së shtetit të punëtorëve dhe fshatarëve.

Në Hungari, më perëndimori i shteteve të bllokut lindor, kishin qëndruar për pushime në liqenin “Plattensee” dhjetëra mijëra qytetarë të RDGJ-së.

Shpejt mes atyre që kishin ardhur në piknik, u përhapën zërat se kufiri drejt Austrisë nuk ishte aq shumë i kontrolluar.

Kush ishte dora pas që ndihmoi?

Hungaria në atë kohë kishte ecur shumë përpara me zbutjen e doktrinës socialiste. Një vit para piknikut historik qeveria e Budapestit u dhuroi qytetarëve lirinë e udhëtimit.

Në të njëjtin vit ministri i Shtetit, Imre Pozsgay e kishte përcaktuar Perden e Hekurt “si moralisht e politikisht të vjetëruar”.

Por pyetja, se kush ishte regjizori i 19 gushtit mbetet ende pa një përgjigje të plotë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlore, aksidentohet një vajzë 20 vjeçe, rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes , shoferi ia mbath

Një aksident është regjistruar rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes, pranë ish-Hipotekës në Vlorë. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turqit e “RAMS Albania” shpallen fitues të Zonës Ekonomike në Vlorë, Qeveria u jep 885 mijë m2 tokë me 1 Euro! Cila është kompania që po transformon ndërtimin

“RAMS Global”, një ndër firmat më të forta ndërkombëtare në sektorin e pasurive të paluajtshme,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME