Categories Lifestyle

Pija shqiptare që bën mrekulli në shëndetin tuaj

Kjo që do t’ju tregojmë më poshtë është një pije e vjetër shqiptare, e përbërë nga katër përbërës të thjeshtë. E kemi fjalën për bozën, e cila më së shumti është prodhuar në veri të vendit, e në veçanti, në zonën Kukësit.

Boza ka katër përbërës kryesorë dhe baza e saj është mielli i mistrit. Ajo formohet nga bashkimi i miellit të misrit e grurit sheqerit dhe ujit. Boza shqiptare dallon nga bozat e prodhuara në vendet e tjera duke pasur përbërës kryesor të sajin misrin, ndryshe nga llojet e saj në Turqi, Bullgari e Maqedoni ku mund të jetë gruri, elbi, meli ose/dhe qiqrat. Pas prodhimit, boza duhet të ruhet në një temperaturë prej 2-3 °C.

Nëse e lini në ambient me këtë temperaturë, pija mund të zgjasë edhe një muaj pa u prishur. Boza nuk duhet të lihet të ngrihet pasi ngrirja sjell ndarjen e ujin nga lënda e thatë. Boza ka disa dobi për shëndetin siç janë: normalizimi i tensionit të gjakut, rritja e prodhimit të qumështit tek gratë që sapo kanë lindur dhe kanë fëmijë në gji, si dhe ndihmon në tretjen e ushqimit në stomak.

Boza është një ushqim i vlefshëm për njerëzit që merren me aktivitete fizike pasi përmban vitamina A, C, E, dhe katër lloje B. Ky lajm i referohet shkrimeve të medieve shqiptare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME