Categories Covid-19

19 raste në Vlorë, 10 persona humbi jetën mes tyre edhe mjeku, 499 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit

Gjatë 24-orëve të fundit 10 persona humbin jetën prej Covid-19, ku mësohet se mes tyre të ketë vdekur edhe mjeku 72- vjeçar,  Sali Baco, ndërsa 499 raste të reja kanë rezultuar pozitive . Ndërsa 384 janë të shëruar. Autoritete shëndetësore kanë kryer 2165 testime, sipas njoftimit në  4 spitalet COVID, po trajtohen 316 pacientë, 23 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar. Ministria e Shëndetësisë u bën apel  qytetarëve të  respektojnë rregullat anticovid dhe mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes, por  të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 2165 testime, 384 të shëruar, 499 raste të reja dhe 10 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel qytetarëve të kufizojnë kontaktet dhe të festojnë me familjen e vogël, për të kufizuar përhapjen e COVID-19. Mbajtja e detyrueshme e maskës, ruajtja e higjienës personale dhe distancës fizike janë mjetet që secili ka në dorë për të mbajtur larg virusin e rrezikshëm.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit paraqitet si vijon: Janë kryer 2165 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 499 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

180 raste në Tiranë, 36 në Durrës, 29 në Fier, 21 në Shkodër, 19 në Vlorë, nga 16 raste në Elbasan, Gjirokastër, 15 në Sarandë, 13 në Lushnje, nga 12 raste në Lezhë, Berat, 11 në Dibër, nga 9 raste në Pogradec, Kavajë, nga 8 raste në Mirditë, Mat, nga 6 raste në Kurbin, Përmet, Delvinë, Tepelenë, 5 në Korçë, nga 4 raste në Tropojë, Librazhd, Malësi e Madhe, nga 3 raste në Krujë, Kukës, Has, Peqin, Klos, Gramsh, Kuçovë, nga 2 raste në Rrogozhinë, Ura Vajgurore, Selenicë, Kolonjë, Shijak, Skrapar, Poliçan, nga 1 rast në Devoll, Pukë, Mallakastër, Divjakë, Roskovec, Bulqizë, Memaliaj, Vorë, Këlcyrë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 384 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 31,565 që nga fillimi i epidemisë. Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 316 pacientë, 23 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve, 10 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me covid19. Mjeku 72 vjecar Sali Baco; 2 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Lezha, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Mati, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 55-80 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për t’u referuar për testim, ndjekje të vazhdueshme dhe për rimbursimin e barnave të trajtimit ambulator në banesë. Nëse nuk e dini cili është mjeku juaj i familjes, telefononi linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për ta mësuar dhe për t’u vendosur në kontakt me mjekun tuaj të familjes.

Gjithashtu është në dispozion 24 orë në 7 ditë të javës numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare, ku mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME