Categories Lajme

19-vjeçari braktis Italinë për Vlorën, punon shef kuzhine

Mateo Pasho është vetëm 19 vjeç dhe sot është shef kuzhine. Lindur dhe rritur në Itali, i diplomuar për ekonomi ndërkombëtare, vendosi që të ndjek pasionin dhe të rikthehet pikërisht në Vlorë.“Më pëlqen Vlora dhe për pasionin që kam më jep mundësi të shprehem akoma më mirë te pasioni im që është kuzhina”, tha ai. Punën që ai bën e ka të kultivuar nga gjyshërit.

“Kur isha i vogël jam rrit me gjyshet dhe kam marrë shumë nga gjyshet, ata gatuanin, unë i rrija mbrapa, me thoshin bëj këtë, atë dhe atje ka lindur pasioni im me gatimet me prerjet cdo gjë ta provoja para se ta provojnë të tjerët”, tha Mateo Mateos i është dashur të punojë që i vogël.

“Në kuzhinë kam shtatë vjet që punoj , kam filluar që i vogël. Kam patur oportunitetin ( mundësinë) të punojë që i vogël ndaj e njoh punën, kam eksperiencë në këtë punë”, shtoi ai. I dashuruar tashmë me Vlorën , Mateo ka nje apel edhe për bashkëmoshatarët e tij të cilët duan të ikin nga Shqipëria.

“Është shumë gabim dhe atë që them unë të rinjve mosha ime është që kapni një zanat të mirë dhe vazhdoni ne atë zanat se gjërat vijnë vetë dhe sukseset vijnë vetë”, tha 19-vjeçari. 19 vjeçari tashmë e ka vendosur të ardhmen e tij dhe për këtë është I vendosur.“Jo s’ do iki më, sepse Vlora është shumë e bukur dhe jep shumë oportunitete”, e mbylli intervistën i riu. Burimi: Euronews.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë, përplasen dy automjete, plagoset një prej pasagjerëve!

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku dy automjete janë përplasur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 27-vjeçari në Librazhd, DETAJE

Një 27-vjeçar është arrestuar në Librazhd në kuadër të operacionit policor të koduar “Zhvendosja”, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali, 59-vjeçari humb jetën në një aksident në punë

Një 59-vjeçar ka humbur jetën pasi ra nga skela e një kantieri ndërtimi në Rivabella…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kupa e Shqipërisë, zbulohen 8 përballjet e turit të dytë, ja sfidat më ‘pikante’

Turi i parë i Kupës së Shqipërisë ka përfunduar me zhvillimin e 13 ndeshjeve të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Behgjet Pacolli: Fitorja e radhës e MABCO, Apeli i Tiranës rrëzoi bllokimin e hyrjes në Terminal

Behgjet Pacolli ka reaguar në rrjetet sociale për situatën rreth Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, duke…

LEXO ME SHUME