Categories Kulture

1914/ Intervista me Turhan Pashën, kryeministrin e ri të Shqipërisë, “persona grata” në Shën Petersburg dhe një ndër abonuesit më të vjetër të “Le Figaro”

Nga Aurenc Bebja, Francë

“Le Figaro” ka botuar, të mërkurën e 11 marsit 1914, në faqen n°2, intervistën ekskluzive me Turhan Pashën, asokohe i sapo emëruar kryeministër i Shqipërisë, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Vjenë, 10 mars.

Zgjedhja e Turhan Pashës si Kryeministër i Shqipërisë është pritur mirë në qarqet shqiptare në Vjenë. Argumentohet se kreu i ri i qeverisë, i vlerësuar mirë në Berlin, është gjithashtu persona grata në Shën Petersburg. Prania e tij në Durrës mund ta ndihmojë shumë princin të shpëtojë nga ndikimi tepër ekskluziv i Italisë dhe Austrisë. Për më tepër, nuk është indiferente të dihet se Turhan Pasha, i cili flet në mënyrë të admirueshme greqishten, ka marrëdhëniet më të mira me z. Streit dhe diplomacinë helene.

Turhan Pasha më priti këtë mëngjes me shumë përzemërsi.

 Unë jam, më tha ai, një nga abonuesit më të vjetër të Le Figaro, leximi i të cilës ka qenë gjithmonë, edhe kur isha në Siri ose Arabi, një nga zakonet e mia më të dashura. Unë gjithmonë e kam dashur Francën dhe një nga keqardhjet e mia më të thella ishte që të hiqja dorë nga ambasada e Parisit në 1895. Unë tashmë i kisha letrat e mia kredenciale për z. Casimir-Perier, kur u detyrova, në interes të vendit tim, të pranoja postin më të ekspozuar atë të guvernatorit të Kretës.

Turhan Pasha më konfirmoi se ai kishte rënë dakord përfundimisht për të formuar ministrinë e parë të Shqipërisë. Lidhur me të ardhmen e principatës, ai është shumë optimist.

 Ejani, më tha ai, të na shihni në Durrës, shpresoj që shumë francezë të vijnë që të kuptojnë se Shqipëria dhe shqiptarët vlejnë më shumë se reputacioni i tyre.”,– z. RAY.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

“Menorah” Libri i ri nga Deni Llanaj, një thriller psikologjik dhe provokues

Libri i ri “Menorah” nga Deni Llanaj vjen si një thriller psikologjik dhe provokues që…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kinematografia shqiptare në zi, ndërron jetë aktori i njohur Birçe Hasko

Aktori i njohur i kinematografisë shqiptare Birçe Hasko ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare.…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë Selisë së Shenjtë dhe shkrimtar, rrëfen librin e tij të ri mbi rrënjët kulturore të kombeve dhe trashëgiminë e Ibrahim Rugovës

“Letërsia është universale, por lind gjithmonë nga një popull” Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME