Categories Lajme

2 gra naftëtare me urgjencë në spital, nënkryetari i sindikatës: Të hënën do të sjellim fëmijët

Naftëtaret në ditën e 10 të grevës së urisë bënë me dije se gjendja e tyre shëndetësore është përkeqësuar, ndërsa i kanë bërë thirrje instancave të reagojnë.

Për ABC News ata kanë treguar se nuk do të negociojnë për pagat. Ftesat e kryeministrat Rama për të dalë nga greva ata i konsiderojnë heshtje, duke mos realizuar nisjen e shlyerjes së pagave të prapambetura , për të cilat fituan edhe gjyqin.

“Jemi shumë keq po na vret stresi dhe heshtja e kryeministrit Edi Rama. Mos na detyroni që të sjellim edhe fëmijët këtu. Për ne pagat janë të panegociueshme. Ne do të vazhdojmë grevën e urisë dhe që këtu dalim vetëm të vdekura”, janë shprehur gratë naftëtare.

Gazetarja e ABC News Valbona Davidhi raportoi se dy prej grevisteve janë dërguar në spital për shkak të gjendjes shëndetësore të rënduar.

Ndërkohë nënkryetari i Sindikatës së naftëtarëve tha se nga e hëna është menduar që grevës së urisë t’i bashkohen fëmijët dhe familjarë të tjerë. “Gjendja është katastrofë. Mbrëmë kam qëndruar pranë tyre, ndërsa sot gjendja është më e rënduar. Nga e hëna kemi menduar të sjellim fëmijët, përderisa zoti kryeministër nuk reagon. Zoti kryeministër thirrje nga ky shesh, merr masat dhe jepi zgjidhje kësaj katastrofe që po bëhet nga naftëtaret”, deklaroi nënkryetari i Sindikatës së naftëtarëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga Greqia

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi pa fjalë”

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me benzinë

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën e vjetër Levan–Vlorë, automjeti përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME