Categories Lajme

2 kg kokainë të fshehura në mikrovalë nga Holanda drejt Athinës, në pranga babë e bir dhe bashkëpunëtorja shqiptare

Ata kishin fshehur gati dy kilogramë kokainë brenda një mikrovale, për ta transportuar, pa ngjallur dyshime, nga Holanda në Greqi, ku ‘malli’ do pritej nga një 40-vjeçare shqiptare.

Pas hekurave tashmë kanë rënë babë e bir, 49 dhe 22 vjeç. Dje pas një operacioni të koordinuar policor, në Kretë, Atiki dhe Promachona, u arrestua si bashkëpunëtore, shqiptarja.

Nga hetimi i policisë rezultoi se babë e bir merreshin me furnizimin, transportin dhe importin e sasive të kokainës në Greqi nga vendet e huaja dhe më pas në trafikimin e tyre në Kretë. Konkretisht, sipas Policisë, dy personat kishin udhëtuar më parë drejt vendeve të huaja për të siguruar një sasi kokaine.

Më pas, për ta transportuar nga Holanda në Greqi, e kanë dorëzuar drogës si pajisje shtëpiake në një kompani transporti, me destinacion Atikën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME