Categories Lajme

Ky është 28-vjeçari që humbi jetën në aksidentin tragjik në Berat

Ky është Kliton Merkaj, 28-vjeçari i cili humbi tragjikisht jetën gjatë orëve të natës në një aksident me makinë në Berat. Gazetarja Anila Sefa, e cila siguroi foton e viktimës, raporton se dyshimi kryesor i autoriteteve policore është se shkak për aksidentin e rëndë është bërë shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonte. Momenti i ngjarjes së rëndë është kapur edhe nga kamerat e sigurisë në rrugë. Në to, 28-vjeçari shihet teksa kalon me shpejtësi tej normave me automjetin e tij.

I riu u përplas fillimisht me një shtyllë në rrugë e më pas përfundoi në një kanal në anë të saj. Automjeti shpërtheu në flakë dhe i riu u shkrumbua brenda tij. Banorë të zonës rrëfyen se zhurma ishte aq e fortë sa i zgjoi nga gjumi, ndërsa kur u afruan automjeti shpërtheu në flakë.

Një tragjedi e madhe kjo për familjen Merkaj, që brenda pak javëve humbi të dy djemtë e vetëm që kishte.

28-vjeçari po kthehej nga Fieri, ku mësohet se kishte shkuar për të njoftuar të afërmit për të qenë të pranishëm në të dyzetat e vëllait të tij më të madh.Ky i fundit ishte vetëm 32 vjeç, kur u mbyt tragjikisht në ujërat e lumit Osum. Sipas gazetares ai vuante nga probleme të shëndetit mendor. Sa i përket ekspertizës mjeko-ligjore, autoritetet thonë se 28-vjeçari Kliton Merkaj rezulton se nuk kishte konsumuar alkool apo lëndë narkotike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME