Categories Lajme

2 mln euro për pastrimin e Vlorës, Ahmetaj: Nëse është nevoja qeveria do të hedhë lekë të tjera

Nga Vlora pas përfundimit të takimit me operatorët turistik zv.kryeministri Arben Ahmetaj i pyetur për mungesën e bashkisë së Vlorës në takim dhe kryetarit Leli shmang pyetjen duke mos u përgjigjur por duke vendosur theksin tek pjesa se bashkëpunimi me bashkinë e Vlorës është tepër thelbësor.

Ahmetaj shprehet se nëse dy milion euro të dhëna nga bashkia e Vlorës për pastrimin e qytetit nuk mjaftojnë atëherë qeveria e vendit do të japi fonde ekstra duke dyfishuar fondin për pastrimin për sezonin turistik.

“Pjesëmarrit këtu janë sipërmarrës dhe institucione, takimet me partitë i bëj më vete. Këtu ishte takim në kuadër të sezonit turistik. Unë mendoj se përgatitja për sezonin është shumë e rëndësishmë jo vetëm për ato 4 muaj, por për një kulturë ndaj turistëve, pasi numrat po rriten. Unë shoh përgjegjshmëri nga institucionet. Bashkëpunimi me bashkinë është shumë i rëndësishëm për disa shërbime, sic është pastrimi që do të jetë i dyfishtë me një fond të rëndësishëm nga qeveria. Vlora në 3 vitet e ardhshme do të ketë një lidhje shumë të konsoliduar me rivierën, do të ketë një aeroport do ketë numër turistash serioz” tha Ahmetaj.

Pyetje: 2 mln euro për pastrimin e qytetit, a nuk është kjo gazi i botës?

“Ajo që mendoj unë pastrimi është një pasqyrim qytetarie. Aq sa të ketë nevojë do hedhi bashkia dhe qeveria. Do e shohim eksperiencën sivjet”– u shpreh Ahmetaj.

Zv ministrja e turizmit Vilma Bello e pyetur në lidhje me konfliktin Ukrainë Rusi dhe dëmtimin e turizmit në shqipëri si rjedhojë e këtij raporti duke ditur se pjesa më e madhe e turistëve në Vlorë dhe jo vetëm janë ukrainas dhe Bjellorusë, la të nënkuptoj se qeveria e vendit nuk ka ende një strategji të saktë për të thithur turistë të tjerë të huaj por e lë cdo gjë në dorë të diplomacisë dhe vijimit të mëtejshëm të konfliktit. Sipas Bellos situata do të shihet më specifikisht në muajin maj ku fillojnë dhe prenotimet për sezonin turistik.

“Sigurisht që situata në Ukrainë lë në një lloj meraku për shkak të turistëve por prenotimet bëhen në maj, e tani skemi asgjë të sigurt nëse lufta do të precipitoj me tej. Shpresoj dhe besoj që diplomacia të fitojë mbi këtë situatë”– tha ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjermani, ja kush janë dy motrat shqiptare nga Kosova që humbën jetën në aksident

Dy motra nga Kosova kanë humbur jetën në një aksident në Gjermani. Viktimat janë identifikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Panaja të Vlorës! 36-vjeçari i vë flakën një mjeti dhe qëllon me armë në ajër, shoqërohet në polici

Një incident është regjistruar në fshatin Panaja, në Vlorë, ku një 36-vjeçar dyshohet se i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në rrugën Çermë-Divjakë, 71-vjeçarja humb jetën në vend .! Arrestohet 24-vjeçari

Një tjetër aksident me vdekje këtë mëngjes të hëne në rrugët e Lushnjes. Një 71-vjeçare ka humbur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbetën të bllokuar në det, Policia Kufitare shpëton 3 persona në Velipojë

Në zonën e Velipojë, tre shtetas kanë mbetur të bllokuar në det pasi mjeti i tyre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME