Categories Lajme

Italia dhe Hungaria mbështesin përjashtimin e Rusisë nga SWIFT

Italia ka sinjalizuar se do të mbështesë marrjen e masave për përjashtimin e Rusisë nga sistemi global i pagesave SWIFT, si pjesë e sanksioneve të mëtejshme të Bashkimit Europian kundër Moskës për pushtimin e Ukrainës, sipas një deklarate së Mario Draghi, shkruan CNN

Gjatë një bisede telefonike me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, Draghi tha se “Italia mbështet plotësisht linjën e Bashkimit EUropian për sanksionet kundër Rusisë, përfshirë ato në lidhje me SWIFT.

Draghi i shprehu Zelenskit solidaritetin dhe mbështetjen e Italisë për të dhe popullin ukrainas.

Gjithashtu edhe Hungaria ka shprehur mbështetjen për përjashtimin e Rusisë nga SWIFT, sipas një deklaratë të Ministrit të Jashtëm Péter Szijjártó.

Szijjarto iu përgjigj pretendimeve të fundit se Hungaria do të kundërshtonte sanksionet kundër Kremlinit për pushtimin e Ukrainës.

“Jam i pikëlluar dhe i tronditur kur shoh se disa përfaqësues të politikës ndërkombëtare dhe shtypit ndërkombëtar guxojnë të publikojnë lajme të rreme dhe gënjeshtra”, tha Szijjártó në deklaratë, duke konfirmuar se Hungaria “asnjëherë nuk ka bllokuar asnjë propozim sanksionesh”.

Bashkimi Europian njoftoi të premten sanksione të reja kundër Rusisë. Blloku ka miratuar paketën “më të fortë” të sanksioneve ndonjëherë kundër Rusisë, pas pushtimit të Ukrainës, tha në një postim në Tëitter zëvendës-zëdhënësja e Komisionit të BE-së, Dana  Spinant.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME