Categories Lajme

Arrestohen dy persona në qendër të Athinës, ju gjetën dy valixhe me dokumenta të falsifikuara

Dy valixhe me pasaporta të falsifikuara, leje qëndrimi dhe letërnjoftime të azilkërkuesve u kapën në qendër të Athinës nga policia, ku në pranga kanë rënë dy persona me shtetësi të huaj që akuzohen si anëtarë të grupit të falsifikatorëve.

Autoritetet gjetën një sasi të madhe dokumentesh të falsifikuara , përkatësisht 707 pasaporta, 358 karta identiteti, 57 leje qëndrimi, 36 leje drejtimi dhe 15 karta azilkërkuesi. Mes këtyre dokumentesh kishte edhe nga Shqipëria, si patenta, karta ID dhe pasaporta.

Mësohet se policia i pikasi dy të arrestuari në rrugën Acharnon, ndërsa ata sapo kanë parë policinë të afrohet ia kanë mbathur duke braktisur valixhet. Por ata nuk mund të largoheshin për shumë gjatë, pasi u mbërthyen nga policia greke. Hetimi policor ende nuk ka përfunduar pasi vlerësimet e tyre tregojnë se ka patjetër shumë persona të përfshirë në këto falsifikime. Ata po kërkojnë gjithashtu bashkëpunëtorët e tyre dhe qarkun që ka shumë të ngjarë të shërbente edhe në Evropë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME