Categories Lajme

2-vjeçari shqiptar që nuk figuron askund

“Stop” u ndal në Mamurras për një problematikë që shqetëson familjen Hani. Bëhet fjalë për mosregjistrimin e fëmijës së tyre tashmë 2 vjeç, i cili ka lindur në Francë.

Pashk Hani tregon se djali i tij prej dy vitesh jetonte në Francë. Kur u kthyen nga Franca kërkuan të regjistronin fëmijën, por në dokumente nuk kishin Vulën Apostile.

“Kam pasur fëmijën në Francë. Me 3 Mars 2019 më ka lindur nipi. Në Korrik kthehet djali dhe nusja. Prej dy vjetësh kanë jetuar në Francë. Kanë jetuar pa dokumente. Erdhën këtu dhe thoshin për të regjistruar fëmijën duhet të shkoj në komunë dhe të dorëzoj letrat. Komuna thotë duhet një vulë dhe atë vulë nuk e kishim ne. Këta për të shkuar në Francë për herë të dytë, nuk jemi duke shkuar në Fushë-Krujë”, tha ai.

Hani thotë, se fëmija është tashmë 2 vjeç dhe nuk ka bërë asnjë vaksinë.

“Fëmija për të bërë vaksinat nuk ka asnjë emër kurrkund. Nipi është 2 vjeç në Mars mbush 3 vjeç. Nuk është regjistruar. Asnjë lloj zgjidhje. Është virusi, pas virusi nuk merret kush me letrat. Kërkojmë ndihmën tuaj që të na regjistrohet nipi”, tha gjyshi i fëmijës.

“Stop” iu  drejtua Bashkisë Mamurras dhe aty na thanë, se nuk ka zgjidhje nga Drejtoria e Gjendjes Civile për këto raste, por është vetëm një shoqatë, që i bën veprimet falas.

Punonjësja: E kanë sjellë pa Vulë Apostile dhe në pamundësi për të shkuar atje, ne ia kemi dërguar asaj shoqatës ligjore, që ndihmon falas.

Gazetarja: Po me drejtorinë e Gjendjes Civile, keni komunikuar ju?

Punonjësja: Jo, se do Vulën Apostile. Ky nuk ka mundësi, që të shkojë ta marrë atje.

Gazetarja: E kuptoj, që ai nuk e ka dhe duhet patjetër. Por ideja është, çfarë zgjidhje ofrohet tani për të regjistruar fëmijën?

Punonjësja: Jo, nuk regjistrohet, po nuk qe dokumenti i kompletuar.

Gazetarja: Të paktën duhet të ngrihet si problematikë, sepse nuk është rasti i vetëm.

Punonjësja: Është në dijeni drejtoria për këtë..

Gazetarja: Edhe nuk kanë ofruar asnjë zgjidhje?

Punonjësja: Për këtë rast vetëm kjo shoqata, se drejtoria nuk shkon dot në Francë, Gjermani…/tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Preka fundin…”/ Ish-banorja e BBV 5 rrëfen momentin e vështirë të jetës: Një mjekim i gabuar i djalit bëri që…

Ish-banorja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, Egi Gjyzeli, ka qenë së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën në aksident bashkë me të atin, pedagogu publikon provimin e fundit të studentes së mjekësisë

Mjeku dhe pedagogu Admir Sinamati ka ndarë një reagim prekës për studenten e Fakultetit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dërgonin pacientët e onkologjikut në klinika private, Prokuroria dërgon në gjyq zv.drejtoreshën e QSUT dhe mjekët

Prokuroria e Tiranës përfundon hetimin për mjekët e spitalit Onkologjik dhe zyrtarëve të QSUT. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Tepelenë-Krahës, përplasen dy makina, 8 të plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e së mërkurës në aksin Tepelenë-Krahës, pranë fshatit Iliras,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në bypass-in Orikum -Vlorë, makina merr para tufën e bagëtive, plagoset çobani

Një aksident ka ndodhur mbrëm në aksin rrugor ByPass në drejtim Orikum–Vlorë. Një mjet tip…

LEXO ME SHUME