Categories Lajme

Lushnjë, dalin para gjykatës 16-vjeçarja me të dashurin që gràbitën të moshuarën (Video)

Gjykata e Lushnjes ka dhënë sot masat për Kristjana Beqirin dhe të dashurin e saj Julian Kiptiu, të cilët u futën në shtëpinë e 64 vjeçares, Lume Zela, për ta grabitur.

Bëhet me dije se Gjykata ka vendosur “detyrim paraqitje” për Kristjana Beqirin 16-vjeç, dhe masën ‘arrest me burg’ për 20 ditë, për Julian Kiptiun, 18-vjeç. Kujtojmë që ditën e djeshme 16-vjeçarja, ka trokitur në derën e Lume Zela, e cila jetonte e vetme për t’i kërkuar ndihmë pasi ishte e sëmurë.

Pasi e moshuara e ka futur brenda, ajo e ka spërkatur me spraj lotsjellës dhe ka filluar të kontrollojë shtëpinë për të vjedhur sende me vlerë. Më pas 16-vjeçarja është ndihmuar nga i dashuri i saj 18-vjeçar për t’u larguar nga banesa. Mësohet se 16-vjeçarja është Kristjana Beqiri një personazh i njohur i rrjeteve sociale si “Tik Tok” dhe “Instagram”. Madje ajo ka marrë pjesë edhe në disa video-klipe të këngëtarëve të njohur shqiptarë, si Stine.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME