Categories Lajme

20 miliardë lekë deri tani, Çuçi: Programi i Rindërtimit kërkon burime të mëdha financiare

/ATSH/ “Deri më sot janë në dispozicion 20 miliardë lekë për zbatimin e Programit të Rindërtimit, nga të cilat 13 miliardë lekë nga buxheti i shtetit dhe
7 miliardë lekë nga donacionet”, tha sot ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, njëkohësisht drejtues qendror i Operacionit për Menaxhimin e Fatkeqësisë Natyrore. Çuçi tha se realizimi me sukses i Programit të Rindërtimit për të adresuar pasojat e tërmetit të 26 nëntorit, kërkon burime të mëdha financiare.

“Qeveria dhe veçanërisht Kryeministri kanë filluar punën për sigurimin e këtyre burimeve. Burimet kryesore të fondeve që janë në dispozicion janë: buxheti i shtetit; Bashkimi Europian, Banka Botërore, dhe OKB; donacionet e mbledhura nga fondacionet “Fundjavë Ndryshe”, “Shqipëria për Shqiptarët”, “Rënjët Shqiptare”; donacionet në llogaritë bankare të hapura nga qeveria shqiptare dhe donacionet e mbledhura përmes portalit e-Albania në shërbim të realizimit të Programit të Rindërtimit”, tha ai. Sipas Çuçit, “5 753 donatorë dhuruan në total 58.5 milionë lekë përmes platformës qeveritare e-albania”.

Po ashtu, “qeveritë e huaja, fondacionet, bizneset dhe individët dhuruan 9 milionë euro në llogaritë bankare të vëna në dispozicion nga qeveria shqiptare”. “23 milionë euro është totali i fondeve të dhuruara nga donatorë si BE (15 milionë Euro), qeveri të vendeve të tjera si Turqia e cila ka marrë përsipër vendosjen në dispozicion të 500 apartamenteve, etj”, tha Çuçi.

Ndërkohë sipas tij, fondacionet private do të menaxhojnë drejtpërsëdrejti rindërtimin e banesave të financuara me fondet e mbledhura nga to. “Qeveria do të verë në dispozicion të tyre dosjet e banesave që ata do të rindërtojnë ose ndërtojnë. Qeveria do të bëjë supervizimin e këtyre projekteve për të garantuar përputhjen e tyre me standardeve publike të ndërtimit dhe të transparencës”, tha ai.

Deri më sot, Çuçi tha se “qeveria i ka dorëzuar fondacioneve private mbi 200 dosje duke i hapur rrugën rindërtimit të shtëpive të dëmtuara në zonat rurale të ndara në tri blloqe: Qarku Tiranë, Krujë, Fushë-Krujë, Lac dhe Durrës-Lezhë”. “Kemi ndërmarrë, po ashtu, disa masa administrative për të përshpejtuar dhënien e lejeve për riparime e ndërtime në banesat e dëmtuara nga tërmeti, natyrisht, pa cënuar cilësinë e projekteve të paraqitura”, tha ministri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME