Categories Lifestyle

E dini sa shpesh duhet t’i lani disa pjesë të rrobave? Numrat do t’ju befasojnë!

Vëmë bast që xhaketën, për shembull, nuk e lani aq shpesh. Gjërat e përditshme siç janë fanellat dhe fustanet e pambukta është e nevojshme t’i lani pas maksimalisht dy bartjeve

Pjesët e ndryshme të veshjeve kërkojnë kujdes të ndryshëm, aq më parë kur është fjala për larjen e rrobave Të gjithë e dimë që rrobat e brendshme duhet të lahen pas një bartjeje, mirëpo si t’ia bëjmë me fustanet, fanellat, pallton? Edhe pse sutjenat bëjnë pjesë në veshje të brendshme, ato lahen pas tri deri në katër bartje, mu sikur edhe pizhamet.

Me larjen e shpeshtë dhe përdorimin e detergjenteve agresive mund të dëmtohet elasticiteti i tyre, ndërkaq lani çdo ditë vetëm në rastin kur shpesh djersiteni. Pantallonat është e nevojshme të lahen në çdo 6 deri në 7 bartje, ndërkaq rrobat dhe getet për ushtrime pas çdo bartjeje.

Si t’ia bëjmë me fustanet dhe fanellat?

Gjërat e përditshme siç janë fanellat dhe fustanet e pambukta është e nevojshme të lahen pas maksimalisht dy bartjeve. Nga ana tjetër, trikot e leshta mund t’i bartni pesë deri në gjashtë herë para larjes, pos nëse diçka derdhni mbi to.

Palltot dhe xhaketat

Palltot dhe xhaketat lahen maksimalisht dy herë në sezon. Në rast se i ndotni, është e nevojshme që sa më parë t’i pastroni në mënyrë që të mos mbeten njolla të përhershme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME