Pagat në sistemin shëndetësor dhe arsimor kanë njohur rritje të konsiderueshme gjatë periudhës 2013-2020.
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj deklaroi sot se paga mesatare e në sistemin shëndetësor është rritur me 56.8%, ndërsa ajo në sistemin arsimor parauniversitar me 21.6%.
“Në sistemin shëndetësor paga për funksion në nivel mesatar, sot është 57.000 lekë, me një rritje 40% në 2021, shkon 79.800 lekë. Paga për funksionin e infermierëve dhe laburantëve, sot është 37 mijë lekë me rritjen në 40% shkon në 2021, 51.810 lekë. Paga mesatare bruto e mjekëve në 2020, së bashku me rritjen shkon nga 77.753 lekë në 110.553 lekë. Paga mesatare bruto e infermierëve nga 50.890 lekë shkon 65.700 lekë. Kjo, për të gjithë mjekët në shërbimin parësor të cilët e përfitojnë këtë rritje”, tha Denaj.
Për sa i përket mjekëve në shërbimin spitalor, Denaj tha se rritja është në nivelin e 61.6% nga viti 2013 në 2021.
“Për pagat e infermierëve, rritja është në nivelin e 68.3% nga viti 2013 në vitin 2021 dhe infermierët në shërbimin spitalor përfitojnë një rritje prej 63.4%”, u shpreh Denaj.
Denaj vuri në dukje se është me rendësi të vlerësojmë edhe të krahasojmë me vende të tjera të rajonit dhe për këtë kemi marrë për bazë Maqedoninë e Veriut.
“Po të krahasojmë të dy sektorët, si arsimi ashtu edhe shëndetësia, flasim për një diferencë shumë të vogël me rritjen e realizuar në 2021, ku diferenca të paktën për Shqipërinë është pozitive me një rrogë në arsim 60.758 lekë në krahasim me Maqedoninë e Veriut, 54.676 lekë dhe një diferencë shumë e vogël në krahasim me Maqedoninë e Veriut, përsa i përket mjekëve”, u shpreh ajo
