Categories Lajme

202 persona në rrethin e Vlorës nuk do të marrin pjesë në procesin e votimit, ja pse

Teksa na ndajnë vetëm pak orë nga zgjedhjet e 25 Prillit, në rrethin e Vlorës do të mungojnë 202 persona për shkak të koronavirusit. Në bashkinë e Vlorës, 53 prej tyre janë të infektuar me Covid-19, ndërsa 127 të tjerë janë kontakte të tyre, të cilët janë të izoluar.

Në bashkinë Himarë për shkak të covid 19 nuk do të marrin pjesë 7 persona, 2 prej tyre aktiv dhe 5 kontakte  të të infektuarve. Në bashkinë Selenicë 4 persona janë të prekur me koronavirus ndërsa 11 janë persona kontakti.

Kështu në tri bashki të rrethit të Vlorës në total 59 persona aktiv me virusin dhe 143 persona të kontaktit me të infektuarit,do të jenë të izoluar e pa të drejtë vote si pasojë e covid 19. Ndërkohë mësohet se këto të dhëna  do t’i përcillen Operatorit të kujdesit shëndetësor, i cili do t’i kalojë në në  Drejtorinë  Vendore të Policisë dhe do të jetë  kjo e fundit  që do të njoftojë  qendrat e votimit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjendet pa shenja jete një 28-vjeçar në Malësinë e Madhe

Një 28-vjeçar është gjetur pa shenja jete pasditen e sotme në fshatin Boriç i Madh,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Autorë të disa vjedhjeve, arrestohen 3 persona ne Tiranë dhe Rinas

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi janë autorë të disa vjedhjeve në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hetimet/arrestohen pas tre muajsh gruaja dhe partneri i saj në Torino, detaje

Policia italiane ka arrestuar dy persona të dyshuar si autorë të vrasjes së Mikel Rrokut,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 5 Tetor 2026

Dashi Jo të gjitha dëshirat dhe pritshmëritë tuaja do të realizohen sot. Ju mund të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tavolina pokeri, çipsa dhe 8 mijë euro cash, 2 të arrestuar në Fier!

Një tjetër rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit është goditur nga Policia…

LEXO ME SHUME