Categories Lajme

21-vjeçari nga Bangladeshi ndalohet në Kakavijë, po transportonte 7 emigrantë të paligjshëm

Një 21-vjeçar nga Bangladeshi është arrestuar nga policia nga afërsi të Kakavijës, pasi u kap se po ndihmonte për kalimin kufitar 7 emigrantë të paligjshëm.

Policia njofton se kalimi i tyre nga vendet e treta drejt Tiranës do të bëhej kundrejt fitimit 300 euro për person.

Njoftimi i plotë: Goditet një tjetër rast i tentativës për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. U kap duke ndihmuar 7 emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit, bie në pranga 21-vjeçari nga Bangladeshi.

Sekuestrohet një aparat celular. Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë, në bashkëpunim me shërbimet e FRONTEX-it dhe Seksionin për Hetimin e Trafiqeve në DVP Gjirokastër, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasin e huaj, S.I., 21 vjeç, banues në Bangladesh.

Shtetasi S. I. u kap në afërsi të fshatit Grapsh duke ndihmuar 7 emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, për të shkuar në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit 300 euro për person.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një aparat celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Përdhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në Akërni, 43-vjeçari e goditi me sëpatë dhe u largua

Një ngjarje e rëndë raportohet në fshatin Akërni, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bëri filmime për TikTok me makinë mbi trotuar,60 mijë lekë gjobë shoferit në Berat! I hiqet leja e qarkullimit

Manovrat me makinë mbi trotuar duke filmuar një video në TiKTok dhe rrezikuar jetën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lushnjë/ Thahet rezervuari, tonelata me peshq ngecin në baltë dhe cekëtinë

Tonelata të tëra me peshq të llojeve të ndryshme po shkojnë drejt ngordhjes në rezervuarin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të shtëna me armë në Qafështamë gjatë operacionit antidrogë

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në fshatin Sudhi, në zonën e Qafështamës, gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dështon hyrja e 10 shqiptarëve në Angli, kapen me gomone

Dhjetë persona janë arrestuar në Mylor Harbour, Cornwall, pasi një skaf me shtetas shqiptarë mbërriti…

LEXO ME SHUME