Categories Lajme, Politike

A ka më shans Salianji, Shehu, Hasa e 10 të përjashtuarit e tjerë të futen në listat e PD? Zbulohet dokumenti që ka firmosur Basha, ç’pritet të ndodhë me ta

Pas zhurmës së madhe në media, për të përjashtuarit nga lista e kandidatëve për deputetë, të disa emrave të njohur në Partinë Demokratike, ishte vetë selia blu, e cila publikoi listën me 13 emra, që janë lënë në listën e pritjes së aprovimit nga ana e Komisionit.

Në listën e të përjashtuarve ishin: ANDON FRROKAJ, ARBEN KASHAHU, ENDRI HASA, ERVIN SALIANJI, FATBARDHA KADIU, IZMIRA ULQINAKU, LINDITA METALIAJ, LORENC LUKA, LUAN BACI, NADIRE MEÇORAPAJ, ROMEO GURAKUQI, TRITAN SHEHU dhe XHEMAL GJUNKSHI.

Disa prej të përjashtuarve kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale, duke thënë se ata do ti binden çdo vendimi të kryesisë dhe të strukturave të partisë, dhe jo vlerësimeve të Komisionit, dhe se fati i tyre do të vendosej nga kreu demokrat Lulzim Basha.

Por a mund të rifuten ata në listë, pas vendimit të Komisionit të Vlerësimit?

Të gjitha gjasat janë që jo! Ka qenë vetë kreu demokrat, ai i cili ka përkufizuar qartë se çfarë do të ndodhë me të gjithë kandidatët që Komisioni i lë në listën e pritjes. Të gjithë këta pëersona, thuhet në dokumentin e firmosur nga Basha, mund të jenë pjesë e qeverisë, nëse PD fiton zgjedhjet por jo në listën e deputetëve.

“Kandidatët që nuk përzgjidhen në fazën finale, kalojnë në listën e kandidatëve që iu shtyhet aprovimi. Lista e kandidatëve që i shtyhet aprovimi përbën një listë të certifikuar të burimeve njerëzore të PD, që mund të përdoret për  përfaqësimin e Partisë në nivele ekzekutive polirike, në detyra shtetërore si funksionarë politik apo shtetëror të nivelit drejtues, apo si përfaqësues në këshillat lokal“, thuhet në dokument.

Mbetet për t’u parë nëse do të ketë surpiza të momenteve të fundit, por në të kundërtën vetë të përjashtuarit duhet të jenë të interesuarit e parë që PD të fitojë zgjedhjet e radhës, në mënyrë që të mund të shpresojnë ndonjë pjesë torte të pushtetit.

Vetë Salianji në një reagim të bërë mbrëmë në rrjetet sociale, duket se e pranonte në njëfarë forme vendimin e marrë nga Komisioni, ku shtonte se i vetmi qëllim i tij do të ishte fitorja e demokratëve.

”Beteja e gjatë opozitare më ka shërbyer të kuptoj se cili person dua të jem në politikë. Unë nuk kam përfituar dhe as jam konsumuar në pushtet. Kam sakrifikuar e investuar fort në betejën opozitare . Falë kësaj beteje mbështetja masive e demokratëve nuk më ka munguar në asnjë hap të rrugëtimit politik. Në zgjedhjet e fundit me mirënjohje pohoj se isha më i vleresuari nga anëtarësia e Partisë Demokratike.

Po aq me mirënjohje përmend rezultatin më të mirë që ka marrë PD në zgjedhjet e fundit parlamentare në qarkun ku garova falë mbeshtetjes tuaj dhe të qytetar

Për këtë dhe vetëmbesimi dhe forca mbështetet tek ju, si vlerësuesit më të rëndësishēm e legjitim. Për këtë misioni im është një dhe i vetëm, demokratët të jenë fitues”, shkruante Salianji në postimin e tij, ndërsa Tritan Shehu ishte më refuzues ndaj vendimit, duke thënë se ai i bindej vetëm kryesisë së partisë. (E.K/Faxweb.al)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U godit nga shtylla e telekomunikacionit, ndërron jetë 27-vjeçari në Itali

Një 27-vjeçar shqiptar, i cili u shtyp nga një shtyllë telekomunikacioni në Itali më 26…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e enjte 2 korrik 2026

Dashi Mesa duket nuk dëshironi ta angazhoni këtë ditë të re me përgjegjësi dhe aktivitete.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kuvendit, policia shoqëron disa protestues

Tensione janë shënuar para Kuvendit teksa pritet që të nisë seanca e sotme plenare, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë në orët e para të mëngjesit

Një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse, e cila dyshohet të ketë qenë tritol, ka…

LEXO ME SHUME