Categories Lajme

22 pacientë më pak/ Situata në spitale: Bie numri i të shtruarve por rriten shifrat

Me hapjen e spitalit Covid 4, janë rritur edhe shifrat e pacientëve të shtruar, por vihet re një ndryshim në krahasim me një ditë më parë. Në raportimin e sotëm, Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se aktualisht po trajtohen 484 pacientë, nga të cilët 38 janë në terapi intensive dhe 13 të intubuar. Ndërkohë, një ditë më parë ishin të shtruar 506 pacientë, 39 në terapi intensive, 11 pacientë janë të intubuar.

Gjatë orëve të fundit është shënuar një tjetër bilanc i zi i jetëve të humbura në vendin tonë pasi kanë ndërruar jetë 17 pacientë ndërsa kanë rezultuar pozitivë 705 qytetarë. Nga këto shifra, numri i rasteve aktive me Covid në Tiranë ka kaluar shifrën 10 mijë.

Aktualisht, rastet aktive në të gjithë vendin janë: Tiranë 10051, Durrës 1343, Elbasan 822, Fier 1457, Korçë 1011, Vlorë 926, Shkodër 843, Lezhë 719, Berat 621, Kukës 400, Dibër 216, Gjirokastër 559.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME