Categories Lajme

22-vjeçarja e intubuar te Infektivi sjell në jetë foshnjën

Një 22-vjeçare me koronavirus iu nënshtrua sot një operacioni cezarian për të sjellë në jetë fëmijën e saj. E reja 26 javëshe me prekje të rëndë pulmonare e intubuar detyroi mjekët të ndërhyjnë edhe pse ajo ishte në muajin e tetë të shtatzënisë.

Gazetarja Ema Shazivari raporton për abcnews.al se operacioni ka përfunduar dhe fatmirësisht foshnja ka ardhur në jetë në gjendje të mirë shëndetësore. Mohet se bebja është aktualisht në maternitet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkaq, e reja ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore. Tek ky shërbim ka sjellë në jetë fëmijën e saj edhe një 25-vjeçare, një javë më parë. Fillimisht ajo ishte e shtruar në terapi intensive, por më pas gjendja e saj u përmirësua ndjeshëm.

Ky nuk është rasti i parë që mjekët e spitaleve Covid, bashkëpunojnë me ata të maternitetit “Koço Gliozheni”. Foshnjat kanë lindur të shëndetshme dhe të pa infektuara, por fati i nënave nuk ka qenë gjithnjë i mirë. Pak ditë më parë humbi jetën një 22-vjeçare nga Korça, Sidorela Koca, e cila ndodhej prej tre javësh e intubuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në bypass-in e Fierit, makina del nga rruga, shoferi ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Fierit

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në bypass-in e Fierit, në segmentin pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 2 Tetor 2026

Dashi Mos e humbni kohen me gjera te kota sot juve qe jeni ne një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Manatia e Lezhës në flakë, zjarrfikësit në mbrojtje të banesave! Ndërhyrje nga ajri me helikopter

Një zjarr masiv ka prekur që prej mbrëmjes së djeshme zonën malore në Manati, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U ndalua për ngacmim të të miturave, ky është këngëtari fierak që u vu në pranga

Në foto është këngëtari fierak E.Xhaferi, i cili është ndaluar nga Policia e Fierit pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 1 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia ne çift do jete shume e mire mjafton te bëni edhe ndonjë lëshim…

LEXO ME SHUME